E Diel, 1 Nëntor 2026

e të ndërtimit në tenderat publikë Duke iu referuar situatës ku disa firma ndërtimi garojnë për të fituar 10 tendera me të njëjtat dokumente dhe me 1/10 e kapaciteteve me t&euml

Kryeministri Berisha deklaroi sot se do të përcaktohen standarde dhe rregulla të reja për pjesëmarrjen e firmave të ndërtimit në tenderat publikë
 
Duke iu referuar situatës ku disa firma ndërtimi garojnë për të fituar 10 tendera me të njëjtat dokumente dhe me 1/10 e kapaciteteve me të cilat duhet të përmbushin detyrimet e përcaktuara, Kryeministri Berisha theksoi se kjo situatë mashtrimi duhet të marrë fund në mënyrë të menjëhershme.      
Gjithashtu Kryeministri nënvizoi se periudha nga 22 marsi deri më 22 tetor do të përcaktohet si periudhë gjatë së cilës kompanitë e ndërtimit, të cilat marrin përsipër ndërtimin e veprave publike do të punojnë me tre turne.
 
“Do të përcaktohen të gjitha modalitetet e kontrollit para se të nënshkruhet kontrata, sikundër kompanitë e ndërtimit do të detyrohen në kontratë që nga data 22 mars deri më 22 tetor të punojnë me tre turne, në rast se duan të aplikojnë për punë publike. Kjo kërkon të punësojnë më shumë punëtorë por këto do të jenë kushtet tona.”, u shpreh Kryeministri Berisha. 
 
 
Ne për të ndihmuar kompanitë shqiptare rritëm vlerën e kontraktuar nga 1 milionë apo 2 milionë në 10 milionë lekë, vijoi Kryeministri,  por ka prej tyre që duan të marrin pjesë në 5 tendera njëkohësisht dhe nuk kanë potencial as për njërin prej tyre.
 
Kryeministri theksoi se gjatë vitit të ardhshëm do të miratohet akti shumë i rëndësishëm që do të përcaktojë këto rregulla dhe punën me tre turne.
 
“Kjo periudhë duhet të jetë periudhë tre turnesh dhe do të shikohet mundësia e lëvizjes  së datës 22 mars  me vendim qeverie në rast kushtesh të jashtëzakonshme të motit. Por duke filluar më datën 22 mars kontrollorët e autoritetit kontraktues do të kontrollojnë të gjitha punimet në rrugë në vepra publike”, deklaroi Kryeministri Berisha

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›