Vendimet dhe projektligjet e miratuara në Mbledhjen e Qeverisë

V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN E KONVENTËS SË VITIT 1979 “PËR NDOTJEN NDËRKUFITARE TË AJRIT NË RREZE TË GJATË”, PËR FINANCIMIN AFATGJATË TË PROGRAMIT BASHKËPUNUES PËR MONITORIMIN E VLERËSIMIN E TRANSMETIMIT NË RREZE TË GJATË TË NDOTËSVE TË AJRIT NË EUROPË (EMEP)””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e konventës së vitit 1979 “Për ndotjen ndërkufitare të ajrit në rreze të gjatë, për financimin afatgjatë të programit bashkëpunues për monitorimin e vlerësimin e transmetimit në rreze të gjatë të ndotësve të ajrit në Europë (EMEP)””, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN E KONVENTËS SË VITIT 1979 “PËR NDOTJEN NDËRKUFITARE TË AJRIT NË RREZE TË GJATË”, PËR FINANCIMIN AFATGJATË TË PROGRAMIT BASHKËPUNUES PËR MONITORIMIN E VLERËSIMIN E TRANSMETIMIT NË RREZE TË GJATË TË NDOTËSVE TË AJRIT NË EUROPË (EMEP)
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e konventës së vitit 1979 “Për ndotjen ndërkufitare të ajrit në rreze të gjatë”, për financimin afatgjatë të programit bashkëpunues për monitorimin e vlerësimin e transmetimit në rreze të gjatë të ndotësve të ajrit në Europë (EMEP).
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)
***
V E N D I M
PËR
NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË MJEDISEVE TË KATIT TË PARË, TË VILËS 2 - KATËSHE, NË RRUGËN “PUNËTORËT E RILINDJES”, NGA INSTITUTI I INTEGRIMIT TË TË PËRNDJEKURVE POLITIKË TE INSTITUTI I STUDIMEVE PËR KRIMET DHE PASOJAT E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të mjediseve të katit të parë, të vilës 2 - katëshe, në rrugën “Punëtorët e Rilindjes”, nga Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë te Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, sipas planimetrisë së dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Administrimi i kësaj prone të paluajtshme bëhet në përputhje me rregullat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi dhe në Kodin Civil, duke mos ndryshuar destinacionin e saj.
3. Ngarkohen Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, si dhe Agjencia për Inventarizimin dhe Administrimin e Pronave të Paluajtshme të Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT PËR KRIJIMIN E KOMITETIT TË PËRBASHKËT TË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit për krijimin e Komitetit të Përbashkët të Bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË BASHKUAR TË BRITANISË SË MADHE DHE IRLANDËS SË VERIUT, PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË E PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL, PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT DHE MBI KAPITALIN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për shmangien e tatimit të dyfishtë e parandalimin e evazionit fiskal, për tatimin mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.55, DATË 26.1.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR VITIN 2011, NË NJËSITE E QEVERISJES QENDRORE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 10, të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.55, datë 26.1.2011, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2011, në njësitë e qeverisjes qendrore, bëhet 1 241 vetë. Shtesa prej 95 punonjësish është e detajuar sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
2. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi të përballohen nga shpenzimet korente të miratuara në buxhetin përkatës të vitit 2011, të njësive të qeverisjes qendrore. Përjashtimisht, për 17 punonjësit e Shërbimit Informativ të Shtetit, efektet financiare përballohen vetëm nga të ardhurat e vetë institucionit.
3. Ngarkohet Ministria e Financave të miratojë me hollësi numrin e punonjësve sipas lidhjes nr.2, brenda kritereve të përcaktuara në vendimin nr.1703, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe aktiviteteve sezonale/të përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data e miratimit të tij.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1065, DATË 29.12.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRITERET DHE PROCEDURAT E KRYERJES SË RIMBURSIMIT NGA TAKSA E BIZNESIT TË VOGËL TË PAGESËS PËR PAJISJET FISKALE DHE TAKSIMETRAT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.1065, datë 29.12.2010, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
1. Shkronja “b”, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Kopjen e kontratës me një nga “Shoqëritë e autorizuara” nga ministri i Financave, për ofrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve fiskale në rastin e pajisjeve fiskale.”.
2. Pas pikës 2 shtohen pikat 2.1 dhe 2.2, me këtë përmbajtje.
“2.1. Në rastet kur tatimpaguesi ka blerë pajisjen fiskale nga “Shoqëria e autorizuar”, Bashkimi i Operatorëve PKP & Rilindja, sh.p.k., për blerjet deri në datën 26.7.2010, datë në të cilën kësaj kompanie i është hequr autorizimi nga Ministria e Financave, tatimpaguesi duhet të dorëzojë pranë zyrës së taksave të bashkisë apo të komunës, ku është i regjistruar, dokumentacionin e paraqitur në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 2, përmendur më lart, të këtij vendimi.
2.2. Tatimpaguesi, që ushtron veprimtari në ofrimin e shërbimit të taksisë, duhet të dorëzojë pranë zyrës së taksave të bashkisë apo të komunës, ku është i regjistruar, brenda datës 31 mars 2011, formularin e rimbursimit të pagesës për taksimetrin, sipas formatit bashkëlidhur këtij vendimi, së bashku me dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kopjen e faturës së blerjes së taksimetrit.
b) Kopjen e kontratës me shoqërinë shitëse të taksimetrave (nëse disponohet).
c) Kopjen e njoftim - vlerësimit tatimor për vitin ushtrimor, të lëshuar nga zyra e taksave të bashkisë ose të komunës.
ç) Faturën e plumblosjes që vendoset nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë.”.
3. Fjalia e fundit, e pikës 6, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Procedura e këtij rimbursimi është e njëjtë, si në rastin e rimbursimit për pajisjet fiskale, të përcaktuar në këtë vendim.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIMIN FINANCIAR, 2010, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “FONDI I INVESTIMEVE SOCIALE, FAZA IV”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, dhe të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar, 2010, për financimin e projektit “Fondi i investimeve sociale, faza IV”, me një hua prej 20 000 000 (njëzet milionë) eurosh, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT SHTESË TË MARRËVESHJES, PËR AMENDIMIN DHE ADERIMIN NË MARRËVESHJEN E TREGTISË SË LIRË TË EUROPËS QENDRORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, të ministrit të Financave dhe të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të protokollit shtesë të marrëveshjes, për amendimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore, sipas tekstit të protokollit dhe anekseve të saj, bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË POLIÇAN, TË QARKUT TË BERATIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Lista me 31 (tridhjetë e një) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 88 (tetëdhjetë e tetë).
2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia Poliçan për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS VLLAHINË, TË QARKUT TË VLORËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Vllahinë, të qarkut të Vlorës, miratuar me vendimin nr.1683, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Vllahinë, të qarkut të Vlorës”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Vllahinë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “ Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EUROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 22.11.2010, PËR ÇËSHTJEN NR.609/07, “PUTO E TË TJERË KUNDËR SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, datë 22.11.2010, për çështjen nr.609/07, “Puto e të tjerë kundër Shqipërisë”, në shumën 65 000 euro (gashtëdhjetë e pesë mijë) euro, plus çdo lloj tatimi që mund të jetë i zbatueshëm, si shpërblim financiar dhe jofinanciar, si dhe 2 000 (dy mijë) euro, plus çdo lloj tatimi që mund të jetë i zbatueshëm ndaj ankuesve, në lidhje me kostot dhe shpenzimet.
2. Autoriteti përgjegjës për ekzekutimin e këtij vendimi është Ministria e Financave.
3. Afati përfundimtar për kryerjen e ekzekutimit është data 14.3.2011.
4. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
5. Shuma e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesve, z. Refat Puto, znj. Violeta Puto, znj. Saime Puto, z. Pandi Allabashi, znj. Ermira Allabashi dhe znj. Roza Allabashi, dhe të konvertohet në lekë me kursin e këmbimit të bankës, ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
6. Pagimi i shumës së depozituar, sipas pikës 5, të këtij vendimi, në favor të ankuesve, z. Refat Puto, znj. Violeta Puto, znj. Saime Puto, z. Pandi Allabashi, znj. Ermira Allabashi dhe znj. Roza Allabashi, të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes të së gjithë dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit.
7. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË OBJEKTIT DHE TË TRUALLIT TË NDËRTESËS SË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR, MIRDITË, NGA MINISTRIA E DREJTËSISË TE MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SI DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1292, DATË 24.9.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË DREJTËSISË TË TROJEVE DHE NDËRTESAVE TË GJYKATAVE TË RRETHEVE GJYQËSORE DHE TË GJYKATAVE TË APELIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të objektit dhe të truallit të ndërtesës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Mirditë, nga Ministria e Drejtësisë te Ministria e Shëndetësisë, për Drejtorinë e Shëndetit Publik, Mirditë.
2. Administrimi i kësaj prone të paluajtshme bëhet në përputhje me rregullat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi dhe në Kodin Civil, duke mos ndryshuar destinacionin e saj.
3. Nënndarja “vii”, e pikës 1, të vendimit nr.1292, datë 24.9.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shfuqizohet.
4. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE TË KRITEREVE PËR SHPËRNDARJEN E FONDIT TË KOMPENSIMIT, PRONARËVE, NË TË HOLLA, PËR VITIN 2011
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 11, pika 1, shkronja “d”, e 17, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 5, të ligjit nr.10 239, datë 25.2.2010, “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është njohur për kompensim, të kompensohen sipas radhës kronologjike, të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit, vetëm nëse përmbushen këto kritere:
a) Vendimi, që ka përcaktuar kompensimin e pronës, është përfundimtar;
b) Vendimi, që ka përcaktuar kompensimin e pronës, është i ekzekutueshëm;
c) Vendimi për të cilin aplikohet nuk është trajtuar asnjëherë me kompensim.
Në rastin e vendimeve, të cilat janë ndryshuar pjesërisht, për efekt klasifikimi, do të merret numri dhe data e vendimit bazë, që është më i hershëm në radhë kronologjike për njohjen, kthimin dhe kompensimin e asaj prone.
2. Kompensimi të bëhet për pronën e llojit truall, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës, të miratuar sipas vendndodhjes së pronës, që kompensohet. Masa e kompensimit të jetë sipas skemës së mëposhtme:
a) Për pronat e njohura për kompensim deri në 1500 (një mijë e pesëqind) m2, masa e kompensimit të jetë 200 (dyqind) m2.
b) Për pronat e njohura për kompensim mbi 1500 (një mijë e pesëqind) deri në 3 000 (tre mijë) m2, masa e kompensimit të jetë 300 (treqind) m2.
c) Për pronat e njohura për kompensim mbi 3 000 (tre mijë) deri në 5 000 (pesë mijë) m2, masa e kompensimit të jetë 400 (katërqind) m2.
ç) Për pronat e njohura për kompensim mbi 5 000 (pesë mijë) deri në 10 000 (dhjetë mijë) m2, masa e kompensimit të jetë 500 (pesëqind) m2.
d) Për pronat e njohura për kompensim mbi 10 000 (dhjetë mijë) m2, masa e kompensimit të jetë 600 (gjashtëqind) m2.
3. Subjektet, që kanë depozituar kërkesat e tyre në vitet 2006, 2007, 2008, 2009 dhe që vërtetojnë kryerjen e pagesës, nuk paguajnë tarifën e aplikimit për vitin 2011.
4. Subjekti duhet të plotësojë dhe të paraqesë pranë AKKP-së dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën për kompensim në të holla, sipas formularit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
b) Deklaratën për pranimin e kritereve për kompensim dhe të kushteve të tjera, që lidhen me to, sipas formularit 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
c) Titullin për njohjen dhe kompensimin e pronës, që, sipas rastit, mund të jetë vendim i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, vendim i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si dhe vendim i gjykatës, në rastet kur vendimet e sipërcituara janë ndryshuar në rrugë gjyqësore.
ç) Planvendosjen përkatëse, si edhe planin e rilevimit të pronës së njohur për kompensim në fragmentin e hartës treguese të regjistrimit të pasurive.
d) Dëshminë e trashëgimisë.
dh) Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të subjektit të shpronësuar.
e) Dokumentin e identifikimit (letërnjoftim apo pasaportë) të përfaqësuesit të pajisur me prokurë.
ë) Mandatpagesën.
5. Në rastin e kërkesave të paraqitura në AKKP, në mbështetje të vendimeve të Këshilit të Ministrave, nr.1343, datë 4.6.2008, “Për miratimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit të pronarëve, në të holla, për vitin 2008”, dhe nr.487, datë 6.5.2009, “Për përcaktimin e rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit, të pronarëve, në të holla, për vitin 2009”, të cilat nuk janë pranuar nga AKKP-ja për pamjaftueshmëri fondi, kërkuesit duhet të pohojnë vullnetin e tyre, nëpërmjet një kërkese të re, për kompensimin, të shoqëruar me dokumentet e parashikuara në pikën 6, të këtij vendimi.
6. Subjektet, që kanë aplikuar për kompensimin në të holla, në vitet 2008 dhe 2009, të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën për kompensim financiar, sipas formularit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
b) Deklaratën për pranimin e kritereve për kompensim dhe të kushteve të tjera, që lidhen me to, sipas formularit 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
c) Dëshminë e trashëgimisë, nëse ka ndryshime në rrethin e trashëgimtarëve të ligjshëm të subjektit të shpronësuar, sipas radhës së trashëgimtarëve, të përcaktuar në Kodin Civil.
ç) Prokurën e posaçme, nëse ajo e paraqitur në vitin 2008 apo 2009 ka kufizimin në kohë për tagrin e tërheqjes së shumës në të holla apo kur rrethi i trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar ka ndryshuar.
7. AKKP-ja shqyrton dokumentacionin e subjekteve, që kërkojnë kompensim në të holla, duke kryer veprimet e mëposhtme:
a) Verifikon dosjen dhe vendimin përkatës, të dhënë nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ose Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
b) Kërkon nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, që, brenda 10 (dhjetë) ditëve, të konfirmojnë, për:
i) regjistrimin e vendimit përkatës në ZVRPP;
ii) përcaktimin e gjendjes juridike aktuale të pronës dhe verifikimin nëse ajo ka ndryshuar nga momenti i daljes së vendimit me të cilin aplikohet;
iii) verifikimin e ushtrimit të së drejtës së parablerjes.
c) Kryen verifikimin në terren të gjendjes së pronës dhe mban procesverbalin përkatës.
d) Përgatit planvendosjen e pronës që kompensohet dhe cakton:
i) në hartën e vlerës, zonën ku ndodhet prona;
ii) në bashkëpunim me subjektin e shpronësuar, pjesën e pronës, që kërkohet për t’u kompensuar, sipas masës që përcaktohet në pikën 2, të këtij vendimi, dhe i kërkon përfaqësuesit me prokurë të nënshkruajë për pjesën, që kompensohet.
dh) Llogarit vlerën e sipërfaqes, që kompensohet.
d) Përgatit vlerësimin ligjor, ku shpjegohen me hollësi për secilin subjekt kërkues:
i) vlefshmëria e vendimit të paraqitur nga kërkuesi;
ii) konfirmimet e zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme;
iii) vlerësimi i pronës për kompensim.
ë) Merr vendimin për pranimin apo refuzimin e kërkesës për kompensim të subjektit të shpronësuar.
f) U dërgon subjektit të shpronësuar, Avokaturës së Shtetit dhe zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme kopje të vendimeve të marra, për t’u dhënë mundësi të ushtrojnë kompetencat ligjore.
g) Shpall listën e subjekteve fituese.
gj) Kryen veprimet me thesarin dhe bankën për kalimin e fondit të kompensimit në të holla, në emër të subjektit të shpronësuar, përfitues të kompensimit, apo përfaqësuesit të tij me prokurë, në përputhje me procedurat për zbatimin e buxhetit të shtetit.
8. Procesi i regjistrimit/pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 (pesë) ditë pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe vazhdon për 1 (një) muaj.
9. I gjithë procesi i trajtimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara duhet të kryhet në përputhje me këtë vendim dhe me afatin ligjor, të përcaktuar në nenin 17, paragrafi 2, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar.
10. Paraqitja e të dhënave të rreme ose fshehja e tyre nga subjektet e shpronësuara, në zbatim të këtij vendimi, sjell përjashtimin e menjëhershëm të këtyre subjekteve nga procedura e kompensimit në të holla dhe i ngarkon ata me përgjegjësi penale, sipas ligjit.
11. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E DËMSHPËRBLIMIT FINANCIAR PËR ISH - TË DËNUARIT POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9 e 10, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish - të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish - të dënuarit politikë dhe për familjarët e të dënuarve, me dënim kapital, sipas listës së përfshirë në anekset “A”, “B” dhe “C”, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Masa e dëmshpërblimit për ish - të dënuarit politikë dhe familjarët e të dënuarve, me dënim kapital, të bëhet me këste, sipas kritereve e kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish - të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.
3. Shuma e llogaritur transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave, në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë, të përzgjedhura, sipas nenit 33, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, të ndryshuar.
4. Ngarkohen ministri i Drejtësisë dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË KUVAJTIT, PËR BASHKËPUNIMIN LIGJOR DHE GJYQËSOR NË ÇËSHTJET PENALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I NËNSTACIONIT 400/220/110 KV, TIRANA 2, NË KASHAR, TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i nënstacionit 400/220/110 kV, Tirana 2, në Kashar, Tiranë, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të OST, sh.a.-së.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në lekë, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 6 059 (gjashtë mijë e pesëdhjetë e nëntë) m², tokë bujqësore arë, vlerësuar në shumën e përgjithshme prej 19 174 560 (nëntëmbëdhjetë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë) lekësh.
4. Fondi prej 19 174 560 (nëntëmbëdhjetë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë) lekësh të përballohet nga fondet e OST, sh.a.-së.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale të shpronësimit, në shumën 361 000 (treqind e gjashtëdhjetë e një mijë) lekë, të përballohet nga OST, sh.a.-ja, si subjekt kërkues i këtij shpronësimi.
6. Shpronësimi të fillojë brenda muajit shkurt 2011 dhe të përfundojë brenda muajit gusht 2011.
7. Mënyra e pagesës të bëhet pas paraqitjes së dokumenteve të pronësisë, sipas ligjit nr.8561, datë 22.12.1999.
8. Punimet për ndërtimin e nënstacionit 400/220/110 kV, Tirana 2, në Kashar, Tiranë, të përfundojnë brenda muajit gusht 2011.
9. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe OST, sh.a.-ja, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA E NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.325, DATË 19.3.2008, TË KËSHILLIT TË DHE TË UDHËTARËVE, SI DHE PËR NJOHJEN E DOKUMENTEVE ZYRTARE, TË CAKTUAR PËR KËTA OPERATORË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, 8 e 43, të ligjit nr.8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, dhe të neneve 83 e 87, të ligjit nr.8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e shtesave dhe ndryshimeve në rregulloren, që i bashkëlidhet vendimit nr.325, datë 19.3.2008, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Vlerat monetare, që tregojnë gjendjen e përshtatshme financiare të një ndërmarrjeje transporti të parashikuara në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 5.2, të kapitullit II, të rregullores, hyn në fuqi nga data 1 janar 2012.
3. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
09/03/2011