Kryeministri britanik te marten vizite dy ditore ne SHBA
Kryeministri britanik David Cameron do të zhvillojë të martën një vizitë dy ditore në SHBA. Lajmi bëhet i ditur nga media prestigjoze "Ëashtington Post".
Gjatë kësaj vizite dy ditore në Shtëpinë e Bardhë dy liderët Obama-Cameron do të kenë në qendër të bisedimeve çështje me rëndësi botërore si: fazën e ardhshme të tërheqjes së trupave nga Afganistani, si dhe qëndrimin e përbashkët të të dy vendeve ndaj Sirisë dhe Iranit.
Presidenti Obama në një deklaratë për prestigjiozen "Ëashington Post" është shprehur se "takimi i tyre, vjen në një kohë ku ka shumë vendime të rëndësishme politike për të diskutuar ". Ndërsa Kryeministri britanik Cameron theksoi se vizita diplomatike në Shtëpinë e Bardhë do të shërbejë në forcimin e lidhjeve anglo-amerikane. Ne -theksoi Cameron-do të vazhdojmë rrugën e partneritetit të ngushtë, i cili siguron që bota në të cilën jetojmë të jetë një vend më i mirë".
Ajo çfarë vlen të theksohet është se marrëdhëniet midis Londrës dhe Uashingtonit disa muaj më parë u tensionuan papritmas pas deklaratës së presidentit Barak Obama, i cili gjatë një vizitë në Paris e konsideroi Francën si një "partner unik", duke vendosur në pikëpyetje marrëdhëniet dhe rolin e rëndësishëm të Britanisë.