E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimet e miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

 V E N D I M

PËR

DHËNIEN NË PËRDORIM INSPEKTORATIT QENDROR TË NJË PJESE TË GODINËS SË ISH-MINISTRISË   SË TRANSPORTEVE E TELEKOMUNIKACIONEVE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13, të ligjit nr.8743, datë 23.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1. Dhënien në përdorim Inspektoratit Qendror të një pjese të katit zero teknik të godinës së ish-Ministrisë së Transporteve  dhe Telekomunikacioneve, sipas planimetrisë bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Ngarkohet Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të lirojë mjediset përkatëse.

3. Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Brendshme, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Inspektorati Qendror për zbatimin                 e këtij vendimi.

      Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


***
 
V E N D I M
 
PËR

SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.861, DATË 23.6.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIEN NË PËRDORIM, PA SHPËRBLIM, AGJENCIVE TË ORGANIZATËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA,   TË OBJEKTIT “REPARTI I PRESTARISË DHE ZYRA”,  NË ADMINISTRIM TË “NPV USHTRISË”, SH.A., TIRANË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 121 e 124,   të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shfuqizimin e vendimit nr.861, datë 23.6.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien në përdorim, pa shpërblim, agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të objektit “Reparti i prestarisë dhe zyra”, në administrim të “NPV Ushtrisë”, sh.a., Tiranë”.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

***
V E N D I M
 
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI, PËR SHLYERJEN E BORXHIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NDAJ MALIT TË ZI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Per lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për shlyerjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Malit të Zi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***
 
V E N D I M
 


PËR

MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE  TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE,  QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM  TË KOMUNËS  BUZ, TË QARKUT TË GJIROKASTRËS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve  2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:  


1.Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike shtetërore, brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të komunës Buz, të qarkut të Gjirokastrës, që transferohen në pronësi ose në përdorim të kësaj komune, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Lista e inventarit me 93 (nëntëdhjetë e tre)  fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 667 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë).
2.Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Buz për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


***
 
V E N D I M

PËR

MOTIVIMIN, RREGULLAT DHE PROCEDURAT PËR DHËNIEN  E MEDALJEVE, FORMËN E TYRE DHE SHPËRBLIMIN FINANCIAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 124 e 125, të ligjit nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Medaljet jepen nga ministri i Brendshëm, për punonjësit e Policisë, punonjësit e shërbimeve mbështetëse dhe punonjës policie të huaj, të atashuar në vendin tonë, kur ata shquhen për merita të veçanta.

2. Medaljet që jepen janë:
• Medalja e Nderit,
• Medalja për Trimëri,
• Medalja për Shpëtim Jete.

3. Motivacionet për dhënien e medaljeve

a) Medalja e Nderit

U jepet punonjësve të Policisë, punonjësve të shërbimeve mbështetëse dhe punonjësve  policie të huaj, të atashuar në vendin tonë, të cilët shquhen për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike, ruajtjen e administrimin e pronës dhe në ushtrimin e përgjegjësive të tjera të parashikuara me ligj për Policinë e Shtetit, si dhe në mbështetjen e Policisë së Shtetit.

b) Medalja për Trimëri

U jepet punonjësve të Policisë, të cilët tregojnë cilësi të veçanta, kurajë e guxim në realizimin e detyrave, misioneve dhe situatave të jashtëzakonshme.

c) Medalja për Shpëtim Jete

U jepet punonjësve të Policisë, të cilët tregojnë akte ose veprime heroike në një konflikt, operacion a  situatë të jashtëzakonshme për shpëtimin e jetës së qytetarëve, kolegëve, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

4. Për dhënien e medaljeve zbatohen rregullat dhe procedurat e mëposhtme:

a)  Ministri i Brendshëm ka të drejtë për dhënie medaljeje me nismën e institucioneve vartëse, me ose pa propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

b)  Propozimi ose nisma për dhënien e medaljes shoqërohet gjithmonë me përshkrimin e arritjeve dhe veprimtarinë konkrete ku është dalluar i propozuari.

c)  Dhënia e medaljeve bëhet në raste festash kombëtare, përvjetorësh, datash historike dhe ngjarjesh të shënuara për Policinë e Shtetit.

ç)  Dhënia e medaljeve, në çdo rast, organizohet me ceremoni. Ceremonia e dhënies së medaljes organizohet nga institucioni që ka iniciuar dhënien e saj.

d)  Dorëzimi i medaljes bëhet në prani të punonjësve të policisë të strukturës iniciuese, pjesëtarëve të familjes dhe të të ftuarve të tjerë. Medalja i dorëzohet vetë personit. Nëse dhënia e medaljes është pas vdekjes, ajo i jepet pjesëtarëve të familjes së tij.

dh) Dhënia e medaljes bëhet brenda 10 (dhjetë) ditëve nga miratimi i saj, përveç rasteve kur shtyhet për arsye objektive.

5. Medalja shoqërohet me certifikatë. Formati i certifikatës është letër A4 (8.27 X11. 69), cilësi e parë, me fushë stemën e institucionit që jep medaljen, me kornizë dhe me shirit anash.

6. Certifikata duhet të përmbajë lart, në qendër, stemën e Republikës së Shqipërisë, institucionin, autoritetin që jep medaljen, gradën, emrin, mbiemrin e personit që i jepet medalja, titullin e medaljes, motivacionin, numrin dhe datën e urdhrit për dhënien e medaljes, në fund emri, mbiemri dhe firma e ministrit që jep medaljen dhe vula.

7. Forma e medaljeve është sipas modelit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

8. Dhënia e medaljes shoqërohet me një shpërblim financiar, i cili është:

a) Për punonjësit e policisë me gradë policore

i. Për Medaljen e Nderit, në shumën 100 000 (njëqind mijë) lekë;
ii. Për Medaljen e Trimërisë, në shumën 100 000 (njëqind mijë) lekë;
iii. Për Medaljen për Shpëtim Jete, në shumën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Shpërblimi për dhënien e medaljes këtyre punonjësve përballohet nga buxheti i miratuar për strukturën iniciuese.

b) Për punonjësit e shërbimeve mbështetëse shpërblimi financiar,  për secilën prej medaljeve, është në masën e një page referuese mujore, ndërsa për punonjës policie të huaj të atashuar në vendin tonë, për secilën medalje, shpërblimi financiar është në masën e një page referuese të gradës “Drejtues”.

Shpërblimi, në këto raste, bëhet në përputhje me vendimin nr.183,       datë 9.2.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për për kompensimin për privacionet dhe humbjet që i shkaktohen punonjësit të Policisë së Shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit”.

9. Numri i punonjësve të Policisë që mund të marrin “Medaljen e Nderit” dhe “Medaljen e Trimërisë” të jetë jo më shumë se 10 (dhjetë) veta, për çdo vit.

10. Medaljet mbahen në uniformën e punonjësit të Policisë dhe uniformën ceremoniale.


11. Ngarkohet ministri i Brendshëm për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe efektet e tij financiare fillojnë nga data 1 janar 2012.


K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA


***

 
V E N D I M
 

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK,  TË PRONARËVE  TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA ZGJERIMI I SEGMENTIT RRUGOR FUSHË - KRUJË - MILOT DHE I RRUGËVE DYTËSORE TË TIJ


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21,  të                  ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.10 450, datë 14.7.2011, “Për disa ndryshime në ligjin nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të  pasurive  të paluajtshme, pronë private, që preken nga zgjerimi i segmentit rrugor Fushë - Krujë – Milot dhe i rrugëve dytësore të tij.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3. Pronarët e pasurive  të paluajtshme,  që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij  vendimi, për sipërfaqen,  tokë arë, prej 17  213 (shtatëmbëdhjetë mijë e dyqind e trembëdhjetë) m2, me vlerë 7  094 991 (shtatë milionë e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e një) lekë, për truallin, me sipërfaqe 1 158 (një mijë e njëqind e pesëdhjetë e tetë) m2, me vlerë 2 350 970 (dy milionë e treqind e pesëdhjetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë) lekë, për objekte, me                          vlerë   43 011 802 (dyzet e tre milionë e njëmbëdhjetë mijë e tetëqind e dy) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 52 457 763 (pesëdhjetë e dy milionë e katërqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tre) lekësh.

4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 697 000 (gjashtëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.   

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 52 457 763 (pesëdhjetë e dy milionë e katërqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tre) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2011, “Zëri investime”, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit.

6. Pronari i pasurisë, për të cilën është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja + leje ndërtimi”, të kompensohet, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të pronësisë, si dhe atij tekniko - ligjor.

7.  Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZVRPP-ja”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

8.  Shpronësimi të fillojë më 30.9.2011 dhe të përfundojë më 30.12.2011.

9.  Drejtoria  e  Përgjithshme  e Rrugëve  të  kryejë likuidimin e  pronarëve të pasurive, për të cilat janë bërë shënimet përkatëse “Konfirmuar nga ZVRPP-ja + leje ndërtimi” dhe “Konfirmim nga ZVRPP-ja”, në bazë të pikave 6 dhe 7, të këtij vendimi.

10. Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Krujë dhe Kurbin, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.

11. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Krujë dhe Kurbin, të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në çastin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale, si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
12. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Krujë dhe Kurbin, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren  zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I
 

SALI  BERISHA


***

 
V E N D I M
 

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE    TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS PARALELE TIRANË - VORË (KRAHU   I MAJTË)


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të              ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të                          ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
 

V E N D O S I:


1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive  të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i rrugës paralele Tiranë - Vorë (Krahu i majtë).

2. Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3. Pronarët e pasurive  të paluajtshme,  që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës  përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur  këtij  vendimi, për objekte, me vlerë 29 775 437 (njëzet e nëntë milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e katërqind e tridhjetë e shtatë) lekë, për pemë dekorative, me vlerë 843 100 (tetëqind e dyzet e tre mijë e njëqind) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 30 618 537 (tridhjetë milionë e gjashtëqind e tetëmbëdhjetë mijë e pesëqind e tridhjetë e shtatë) lekësh.

4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 235 000 (dyqind e tridhjetë e pesë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.   

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 30 618 537 (tridhjetë milionë e gjashtëqind e tetëmbëdhjetë mijë e pesëqind e tridhjetë e shtatë) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2011, “Zëri investime”, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit.

6. Shpronësimi të fillojë më 30.9.2011 dhe të përfundojë më 30.12.2011.

7. Pronarët e objekteve, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmim nga ZVRPP-ja”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

8. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likuidimin e  pronarëve të pasurive, për të cilat është bërë shënimi përkatës “Konfirmim nga ZVRPP-ja”, në bazë të pikave 6 dhe 7, të këtij vendimi.
 
9. Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që u vihet në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.

10. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në çastin kur do të  realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale, si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.

11. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, për zbatimin e këtij  vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren  zyrtare”. 


      K R Y E M I N I S T R I
 
       SALI BERISHA

***
 
V E N D I M

 

PËR

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALEVE “KASKADA E HEC-EVE TË HOTOLISHTIT”  DHE MIRATIMIN E BONUSIT NË PROÇEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE QË I JEPET SHOQËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I:

1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim) të hidrocentraleve “Kaskada e HEC-eve të Hotolishtit”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

2. Miratimin e bonusit prej 2 pikëve për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën përzgjedhëse konkurruese (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “Electral”, sh.p.k., për dhënien me koncesion të kësaj kaskade. 

3. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentraleve “Kaskada e HEC-eve të Hotolishtit” të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të skemës ku përfshihet ndërtimi i këtyre hidrocentraleve.

4. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij  vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi  pas botimit në “Fletoren zyrtare”.                           

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***
 
V E N D I M

 
PËR


KRIJIMIN E FONDIT TË INOVACIONIT


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6 e 7, të ligjit nr.8957,    datë 17.10.2002, “Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Krijimin e Fondit të Inovacionit, me vlerë të përgjithshme 40 000 000 (dyzet milionë) lekë, për një kohëzgjatje zbatimi 4 (katër) vjet, për periudhën 2011 - 2014.

2. Zbatimi i skemës fillon në vitin 2011, me një vlerë prej 4 000 000 (katër milionë) lekësh.

3. Për vitet 2012, 2013 dhe 2014, vlera e fondit është 12 000 000 (dymbëdhjetë milionë) lekë, për secilin vit.

4. Fondi i Inovacionit iu jep ndihmë, në formë subvencioni të drejtpërdrejtë, ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, deri në 400 000 (katërqind mijë) lekë. Në varësi të vlerësimit për projektin e dorëzuar nga aplikanti/tët, skema mbulon nga 30% deri 50% të kostove të pranueshme dhe të miratuara, brenda kufirit të lartpërmendur.

5. Kostot e pranueshme, që mund të bashkëfinancohen, përfshijnë kostot për:

a) auditimin e inovacionit dhe të teknologjisë, që synon t’iu mundësojë ndërmarrjeve aplikante vlerësimin e pozicioneve të tyre aktuale dhe mundësitë për profilin e tyre të inovacionit dhe/ose pozicionimit teknologjik, sipas një strukture konkurruese zhvillimi;
b) ndërkombëtarizimin e teknologjisë, e cila synon t’u mundësojë ndërmarrjeve aplikante të identifikojnë dhe të inspektojnë teknologjinë që kërkojnë të përshtatin.

6. Përfitojnë nga Fondi i Inovacionit ndërmarrjet, që plotësojnë, veçanërisht, kushtet e mëposhtme:

a) Janë biznese, të klasifikuara si mikro, të vogla apo të mesme, sipas ligjit nr.8957, datë 17.10.2002, “Për ndërmarrjet e vogla e të mesme”, të ndryshuar.
          b) Kanë selinë dhe fabrikën apo fabrikat e tyre kryesore të prodhimit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
c) Prodhojnë në Shqipëri produkte dhe/apo shërbime, të cilat tregtohen brenda dhe/apo jashtë vendit.
ç)  Propozojnë e zhvillojnë veprimtari, brenda programit të përgjithshëm zhvillimor të subjektit, në përputhje me politikën e Fondit të Inovacionit.
     d) Tregojnë se veprimtaritë e propozuara për t’u mbështetur nga Fondi i Inovacionit janë të rëndësishme për zhvillimin e biznesit të tyre, duke përcaktuar se ato kanë:

 i. nevojë për t’u përmirësuar teknologjikisht, për veprimtaritë e
    e propozuara;
ii. një vlerësim për përfitimet e pritshme të biznesit nga përmirësimi, në bazë të së cilit do të zhvillohen veprimtaritë e propozuara;
iii. një plan biznesi apo një projekt, i cili ka të integruar veprimtarinë e propozuar. 

dh) Argumentojnë se asistenca nëpërmjet Fondit të Inovacionit do të ndihmojë në rritjen e veprimtarisë ekonomike të subjektit përfitues.
e)  Kanë staf të aftë për zbatimin e duhur dhe në kohë të veprimtarive të propozuara.
ë)  Janë në gjendje të financojnë 100% të të gjitha kostove të projektit, të propozuara para përfundimit të tij.

7. Pagesa e subvencionit të bëhet në fund të projektit, kundrejt faturës së shpenzimeve të kryera.

8. Procedurat e aplikimit dhe kriteret për përzgjedhjen e përfituesve përcaktohen në rregulloren e funksionimit të Fondit të Inovacionit, e cila miratohet nga Bordi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (më poshtë AIDA).

9. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përfshihen në buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e cila krijon një zë të veçantë për këtë qëllim, për llogari të AIDA-s.

10. Për vitin 2011, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të kalojë për institucionin e varësisë, AIDA, shumën 4 000 000 (katër milionë) lekë.

11. Ngarkohet AIDA për menaxhimin e Fondit të Inovacionit.

12. Ngarkohet Ministria e Financave për parashikimin e Fondit të Inovacionit në buxhetin afatmesëm të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për periudhën 2012 - 2014.

13. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


      K R Y E M I N I S T R I

     
 


       SALI BERISHA

 ***
 
V E N D I M

 

PËR

MIRATIMIN E RAPORTIT VJETOR “PËR NDIHMAT SHTETËRORE TË VITIT 2010”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17, shkronja “dh”, dhe 18, shkronja “e”, të ligjit nr.9374, datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e raportit vjetor “Për ndihmat shtetërore të vitit 2010”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

***

 
V E N D I M
 

PËR


ETIKETIMIN DHE TË DHËNAT E PËRBËRSVE PËR DETERGJENTËT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.10216,            datë 21.1.2010, “Për detergjentët”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Përcaktimin e të dhënave që jepen në etiketën e vendosur në paketimin për detergjentin, që bëhet i disponueshëm për konsumatorin, dhe informacionin që jepet për të dhënat e përbërsve në detergjentë.

2. Në etiketën e vendosur në paketimin e detergjentit, që bëhet i disponueshëm për konsumatorin, jepen:

2.1 Intervalet e peshës në përqindje:

- më pak se 5%;
- 5% deri në 15%;
- 15% deri në 30%;
- 30% dhe më shumë.

që përdoren për të treguar përmbajtjen e substancave përbërëse, të renditura më poshtë, në qoftë se përqendrimi i tyre në detergjentë është mbi 0.2% të peshës:

a) fosfatet,
b) fosfonatet,
c) lëndët tensioaktive anionike,
ç) lëndët tensioaktive kationike,
d) lëndët tensioaktive amfotere,
dh) lëndët tensioaktive jo-jonike,
e) agjentët zbardhues me bazë oksigjeni,
ë) agjentët zbardhues me bazë klori,
f) EDTA dhe kripërat e saj,
g) NTA (acidi nitrilotriacetik) dhe kripërat e tij,
gj) fenolet dhe fenolet e halogjenuar,
h) paradiklorbenzeni,
i) hidrokarburet aromatike,
j) hidrokarburet alifatike,
k) hidrokarburet e halogjenuar,
l) sapuni,
 ll) zeolitet,
m) polikarboksilatet.

2.2. Kategoritë e substancave përbërëse të mëposhtme, nëse janë të pranishme, pavarësisht nga përqendrimi i tyre:

a)  Enzimat;
b)  Dezinfektuesit;
c)  Zbardhuesit optikë;
ç) Parfumet.

2.3. Lëndët konservuese, nëse janë të pranishme, pavarësisht nga përqendrimi i tyre.

2.4. Substancat aromatike alergjene të listuara në pikën 11, të këtij vendimi, nëse shtohen në përqendrime mbi 0,01% të peshës.

2.5. Adresa e internetit, nga e cila mund te merret lista e përbërësve në detergjent.

3. Për detergjentët industrialë, të cilët nuk bëhen të disponueshëm për konsumatorin, nuk është i nevojshëm plotësimi i kërkesave të parashikuara në pikën 2, të këtij vendimi, në qoftë se informacioni i njëvlershëm me to është dhënë në pasqyrën e të dhënave teknike, të dhënave të sigurisë apo në një mënyrë tjetër të përshtatshme.

 


4. Në etiketën e vendosur në paketimin e detergjentit, që bëhet i disponueshëm për konsumatorin, jepet edhe informacioni udhëzues për dozën. Paketimi i detergjentit, i destinuar për t’u përdorur si detergjent larës, përmban informacionin e mëposhtëm:

a) Sasitë e rekomanduara dhe/ose udhëzimet e dozimit, të shprehura në mililitra ose gram, të përshtatshme për një ngarkesë standarde rrobash në një makinë larëse, për kategoritë e ujit të butë, të mesëm dhe të fortë dhe për programe larjeje me ose pa paralarje.
b) Numrin e ngarkesave standarde në një makinë larëse, me tekstile “normalisht të ndotura”, për detergjentin që përdoret për çdo lloj tekstili, në çdo temperaturë. Numrin e ngarkesave standarde me tekstile “pak të ndotura” për detergjentët për tekstile delikate. Në të dyja rastet tekstilet mund të lahen me përmbajtjen e dhënë në paketim, duke përdorur ujë me fortësi të mesme, që i korrespondon sasisë prej 2.5 milimol CaCO3 për litër.
c) Kapacitetin e çdo gote dozimi, nëse shoqëron produktin, të përcaktuar në mililitra ose gram dhe shenjat që tregojnë dozën e përshtatshme të detergjentit për një ngarkesë standarde në një makinë larëse për kategoritë e ujit të butë, të mesëm dhe të fortë.

Ngarkesa standarde për makinën larëse është 4.5 kg tekstile të thata për detergjentët që përdoren për çdo lloj tekstili, në çdo temperaturë, dhe 2.5 kg tekstile të thata për detergjentët për larje në temperatura të ulëta. Në qoftë se fabrikuesi nuk jep udhëzimet për kujdesin për tekstilet, temperaturën e larjes, fibrat dhe ngjyrat delikate, detergjenti do të konsiderohet i vlefshëm për çdo lloj tekstili dhe temperature.
 
5. Fabrikuesi dhe shpërndarësi është përgjegjës për sigurimin e informacionit në etiketë në gjuhën shqipe.

6. Ndalohet paraqitja vizatimore e frutave në paketimin e detergjentëve në formë të lëngët, që bëhen të disponueshëm për konsumatorin, të cilat mund ta çorientojnë atë.
 
7. Për detergjentët, në zbatim të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10 216,                  datë 21.1.2010, “Për detergjentët”,  jepen këto të dhëna të përbërsve: 

a) Emri i detergjentit dhe i fabrikuesit;
b) Renditja e përbërësve në rend zvogëlues, sipas peshës në përqindje, si më poshtë vijon:

- 10% ose më shumë;
- 1% deri në 10%;
- 0.1% deri në 1%;
- më pak se 0.1%.

c) Emri i përgjithshëm kimik (IUPAC) dhe, kur janë të disponueshëm, emërtimi sipas INCI (Nomeklatura Ndërkombëtare për Përbërësit Kozmetikë), emërtimi trivial (sipas European Pharmacopoeia) dhe numri CAS (kod ndërkombëtar me të cilin identifikohet substanca).

Përbërës konsiderohet çdo substancë kimike, me prejardhje sintetike ose natyrore, qëllimisht e përfshirë në përbërjen e një detergjenti. Papastërtitë nuk do të konsiderohen përbërës.

8. Për qëllime të këtij vendimi, një parfum, një esencë vajore ose një agjent ngjyrues do të konsiderohen si një përbërës i vetëm dhe asnjë nga substancat që ata permbajnë nuk renditet, me përjashtim të substancave aromatike alergjene që gjenden në listën e substancave, të dhënë në pikën 11, nëse përqendrimi total i substancës aromatike alergjene në detergjentë e kalon kufirin e përcaktuar në pikën 2.4, të këtij vendimi.

9. Fabrikuesit publikojnë në faqen e tyre zyrtare të internetit pasqyrën e të dhënave të përbërësve. Emrat e përbërësve jepen sipas INCI-së, emërtimit trivial ose, kur këto emërtime nuk janë të disponueshme, përdoret emri sipas IUPAC-së. Për një parfum përdoret fjala “parfum” dhe për një agjent ngjyrues, fjala “ngjyrues”. Nuk publikohen në faqen zyrtare të internetit këto të dhëna të përbërësve:

a) Informacioni për kufijtë e peshës në përqindje;
b) Numrat CAS.

Hyrja në faqen e internetit duhet të jetë e lirë dhe përmbajtja e saj duhet të përditësohet.

10. Kërkesat e parashikuara në pikën 9, të këtij vendimi, nuk zbatohen për detergjentët industrialë që përmbajnë lëndë tensioaktive ose për lëndët tensioaktive për detergjentët industrialë, për të cilat ekziston një pasqyrë e të dhënave teknike ose një pasqyrë e të dhënave të sigurisë.
 
11. Lista e alergjenteve aromatike përfshin këto substanca:

Amil cinamal  (CAS No 122-40-7);      
Alkool benzilik  (CAS No 100-51-6);
Alkool cinamilik  (CAS No 104-54-1);
Citral  (CAS No 5392-40-5);
Eugenol  (CAS No 97-53-0);
Hidroksi-citronelal  (CAS No 107-75-5);
Izoeugenol  (CAS No 97-54-1);
Alkool amilcin-namil  (CAS No 101-85-9);
Salicilat benzili (CAS No 118-58-1);
Cinamal  (CAS No 104-55-2);
Kumarin  (CAS No 91-64-5);
Geraniol (CAS No 106-24-1);
Hidroksi-metilpentilciklohekzenkarboksialdehid (CAS No 31906-04-4);
Alkool anizilik  (CAS No 105-13-5);
Cinamat benzili  (CAS No 103-41-3);
Farnesol  (CAS No 4602-84-0);
2-(4-terc-butilbenzen) propioaldehid (CAS No 80-54-6);
Linalol  (CAS No 78-70-6);
Benzoat benzili  (CAS No 120-51-4);
Citronelol (CAS No 106-22-9);
Hekzil cinam-aldehid (CAS No 101-86-0);
d-Limonen (CAS No 5989-27-5);
Metil heptin karbonat (CAS No 111-12-6);
3-metil-4-(2,6,6-tri-metil-2-ciklohekzen-1-il)-3-buten-2-one
(CAS No 127-51-5);
Myshk lisi dhe  ekstrakt myshqesh peme (CAS No 90028-68-55);
 Ekstrakte të myshqeve të pemëve  (CAS No 90028-67-4).

 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


***
 
V E N D I M
 

PËR


NDRYSHIMIN E EMËRTIMIT, NGA SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE, JOPUBLIKE, “UNIVERSITETI EUROPIAN   I TIRANËS”, NË UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, 5, 40, 43 e 44, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Emërtimi: Shkolla e lartë universitare, jopublike, “Universiteti Europian i Tiranës”, ndryshohet dhe zëvendësohet me: Universiteti Europian i Tiranës.

2. Ky institucion i arsimit të lartë privat ruan akreditimin institucional dhe të programeve të studimit të fituar para hyrjes në fuqi të këtij vendimi. 
3. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion.

4. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Europian i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
 
  Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
      

K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA


***
 
V E N D I M

 

PËR


NDRYSHIMIN E EMËRTIMIT, NGA SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE, JOPUBLIKE, “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”, NË UNIVERSITETI KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, 5, 40, 43 e 44, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


5. Emërtimi:  Shkolla e lartë universitare, jopublike, “Zoja e Këshillit të Mirë”, ndryshohet dhe zëvendësohet me: universiteti katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

6. Ky institucion i arsimit të lartë privat ruan akreditimin institucional dhe të programeve të studimit të fituar para hyrjes në fuqi të këtij vendimi. 

7. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion.
8. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” për zbatimin e këtij vendimi.
 
  Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I
 

SALI BERISHA


***
 
V E N D I M

 


PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.208, DATË 24.3.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR REALIZIMIN E PROJEKTEVE TË PROPOZUARA PËR KOMUNËN GRAÇANICË, KOSOVË”,                  TË NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936,
datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Pas pikës 2, të vendimit nr.208, datë 24.3.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:

“2/2. Kundërvlefta në lekë për 200 000 (dyqind mijë) euro t’i shtohet   buxhetit të miratuar për vitin 2011, për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, për t’u përdorur në formën e transfertës.”.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe të konvertohet në monedhën vendase (në ALL), në çastin e kalimit të fondit.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

***
 
V E N D I M

 

PËR

PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË  PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË Z. IBSEN ELEZI, ANËTAR  I KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE, DHE EMËRIMIN NË KËTË DETYRË TË Z. ALBAN KARAPICI
 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 114, të ligjit nr.9918,  datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

T’ i propozojë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë:

a) Lirimin e z. Ibsen Elezi nga detyra e anëtarit të këshillit drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
b) Emërimin e z. Alban Karapici në detyrën e anëtarit të këshillit drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


***
 
V E N D I M

 

PËR

KALIMIN NË PRONËSI, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE KOMUNA BËRXULL, TIRANË, TË NJË SIPËRFAQEJE 540 M2, NGA TRUALLI FUNKSIONAL I PRONËS NR.207, ME EMËRTIM “BATERIA 57 MM E REPARTIT USHTARAK NR.3030”, NË DOMJE, TIRANË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES”, TË NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, shkronja “c”, 3, 5, 7 e 8, të ligjit nr.8744, “Për transferimin e pronave të paluajtshme të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin në pronësi, nga Ministria e Mbrojtjes te komuna Bërxull, Tiranë, të sipërfaqes truall (S2), 540 (pesëqind e dyzet) m2, nga trualli funksional i pronës nr.207, me emërtim “Bateria 57 mm e repartit ushtarak nr.3030”, në Domje, Tiranë, sipas genplanit që i bashkëlidhet këtij vendimi, për ta përdorur për nevoja urbanistike, ndërtim rruge publike.

2. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme, që i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, të hiqet sipërfaqja truall 540 (pesëqind e dyzet) m2, nga trualli funksional i pronës nr.207, me emërtim “Bateria 57 mm e repartit ushtarak nr.3030”, në Domje, Tiranë.

3. Komunës Bërxull, Tiranë, i ndalohet ta ndryshojnë destinacionin e përdorimit të sipërfaqes së truallit, të përcakuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose ta japë në përdorim të të tretëve.

4. Komuna Bërxull, para fillimit të punimeve, të ndërtojë portën hyrëse dhe rrethimin në kufijtë e rinj të pronës, të kryejë spostimin e rrjeteve inxhinierike që prek gjurma e rrugës, sipas parametrave dhe kushteve teknike, duke i kthyer në gjendjen e tyre të mëparshme. Për këtë qëllim, të hartohet aktmarrëveshje e përbashkë me Komandën e Forcës Ajrore.

5. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, kryetari i komunës Bërxull, Tiranë, dhe kryeregjistruesi i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

***

 
V E N D I M

 
PËR


DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJES TË SË NDJERIT, RRESHTER AGIM MEKOLLARI, ISH-EFEKTIV I QENDRËS   SË ASGJËSIMIT TË MUNICIONEVE DHE EKSPLOZIVËVE,    NË BRIGADËN LOGJISTIKE TË FORCAVE TË ARMATOSURA,   I CILI KA HUMBUR JETËN NË KRYE TË DETYRËS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 28, të                  ligjit nr.9210, datë 23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936,               datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e një ndihme financiare, prej 4 000 000 (katër milionë) lekësh, familjes të së ndjerit, rreshter Agim Mekollari, ish-efektiv i Qendrës së Asgjësimit të Municioneve dhe Eksplozivëve, në  Brigadën Logjistike të Forcave të Armatosura, i cili ka humbur jetën në krye të detyrës, në poligonin e asgjësimit të municioneve në Bigaz, Skrapar.
 
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.

 

3. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


***
 
V E N D I M

 


PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE     TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, E CILA PREKET NGA NDËRTIMI I SHKOLLËS 9-VJEÇARE, LAKNAS, KAMËZ


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të                   ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave       

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga ndërtimi i shkollës 9-vjeçare, Laknas, Kamëz.

2. Shpronësimi të bëhet në favor të bashkisë Kamëz.

3. Pronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si pjesë përbërëse e tij, për sipërfaqen e përgjithshme 4000 (katër mijë) m², tokë/truall, e vlerësuar me 1375 (një mijë e treqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë/m², me vlerë të përgjithshme 5 500 000 (pesë milionë e pesëqind mijë) lekë.

4. Shpenzimet procedurale të përballohen nga bashkia Kamëz.

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 5 500 000 (pesë milionë e pesëqind mijë) lekë, të përballohet nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

6. Shpronësimi të përfundojë brenda muajit dhjetor 2011. 

7. Bashkia Kamëz të bëjë likuidimin e pronarëve brenda afatit të parashikuar në pikën 6, të këtij vendimi.

8. Bashkia Kamëz, si përfituesi për të cilin kryhet procedura

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›