Drejtuesit e qarqeve vende të sigurta
14/12/2008 Zgjedhjet, vijon procesi i riorganizimit të Partisë Demokratike. Në garë edhe biznesmenë
Seksionet nisin propozimet për kandidatët. Emrat do të shqyrtohen nga kryesia qendrore
Drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike në rang qarku do të kenë një vend të sigurt në listën rajonale të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Burime nga Partia Demokratike shprehen se drejtuesit e degëve në rang qarku do të luajnë në rol kyç gjatë fushatës zgjedhore, çka do të thotë se përfshirja e tyre në listat e kandidatëve është e pashmangshme. Ky kriter do të bëjë që në garën për drejtimin e degëve të përfshihen sa më shumë figura të demokratëve. Kështu, mësohet se në qarqet kryesore të vendit, si në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan, Shkodër, pritet që të hyjnë në garën për drejtuesin e degës në rang qarku emra të njohur të PD-së.
Procesi
Menjëherë pas vendimit të kryesisë së PD-së për të ndryshuar organizimin e partisë në përputhje me sistemin e ri zgjedhor, kanë nisur zgjedhjet në seksionet e kësaj partie. Paralelisht me procesin e organizimit të seksioneve dhe grup seksioneve, nga çdo strukturë e bazës së partisë po dalin edhe propozimet për kandidatët që do të garojnë për postet e drejtuesve të degëve në rang qarku. Në këtë mënyrë, krahas kandidatëve që mund të vetëshpallen si të tillë dhe që janë në pritje të vendimit të kryesisë së PD-së për tu pranuar ose jo, në garë pritet të përfshihen edhe emrat që do të propozohen nga seksionet dhe grup-seksionet. Burimet shprehen se procesi po kryhet paralelisht në 12 qarqet e vendit dhe në bazë të parashikimeve ai pritet të përfundojë brenda pranverës së 2009-s. Kjo do tu japë mundësi më tej forumeve qendrore drejtuese të PD-së që të diskutojnë dhe vendosin për kandidatët e mundshëm për deputet për çdo qark. Burimet shprehen se në diskutimet që do të zhvillohen gjatë këtij procesi do të merren parasysh edhe propozimet që janë bërë nga seksionet e PD-së për kandidaturat e propozuara për postin e drejtuesit të degës në rang qarku. Ky proces do tu shërbejë forumeve drejtuese të PD-së jo vetëm për të testuar mbështetjen që kanë në bazën e partisë kandidatura të ndryshme, por njëkohësisht do të krijojë edhe mendimin mbi emrat e mundshëm që duhen propozuar për deputetë në çdo qark.
Zgjedhjet
Megjithëse ende nuk mund të flitet për një hapje zyrtare të garës për drejtues të degëve në rang qarku në partinë më të madhe të koalicionit të djathtë, procesi i propozimeve të kandidaturave apo i vetëshpalljes së tyre ka nisur. Burimet shprehen se për çdo degë në rang qarku deri tani numri i kandidatëve të propozuar apo vetëshpallur varion nga 2 deri në 3, ndërsa mendohet se deri në çastin final kryesisë qendrore të PD-së ti propozohen minimalisht nga 4 kandidatura për çdo qark. Burimet shprehen se e veçanta në garën e deritanishme është fakti se janë shpallur ose propozuar si kandidatë edhe emra të njohur të biznesit. Kështu, mësohet se kjo dukuri është vërejtur në qarqet Durrës, Fier, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë, ndërsa duket se në 7 qarqet e tjera deri tani kandidaturat e përfolura nuk kanë lidhje me botën e biznesit.
Tirana
Në garën për kreun e Partisë Demokratike të Tiranës deri tani janë vetëshpallur si kandidatë deputeti Besnik Mustafaj si dhe drejtori i përgjithshëm i KESH-it Gjergj Bojaxhi. Ndërkohë deputeti Edi Paloka ka shprehur gatishmërinë për të hyrë në këtë garë, por është në pritje të propozimeve që do të bëjnë strukturat bazë të Partisë Demokratike, që janë seksionet dhe grup-seksionet. Gara për PD-në e Tiranës pritet të jetë edhe më specifikja, kjo për faktin se posti i drejtuesit të degës konsiderohet si më i rëndësishmi për zgjedhjet e ardhshme, duke qenë se nga Qarku i Tiranës do të mandatohen 7 deputetë.
Organizimi i ri
Seksionet përbëjnë celulën bazë të organizimit të PD-së
Grup-seksionet do të përbëhen nga disa seksione dhe do të kenë rolin e nëndegëve.
Strukturat në rang rrethi janë identike me rolin që luajnë degët aktuale në partisë.
Degët në rang qarku përbëjnë organizimin më të madh të partisë.