Vendimi, Nikollaq Neranxi deklarohet i pafajshëm
30/03/2010 Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 10 milionë lekë për evazion fiskal
Gjykata: Të gjithë kamionët u verifikuan, janë zbatuar rregullat
TIRANË- Gjykata e Tiranës deklaroi të pafajshëm ish- deputetin e LSI-së, Nikollaq Neranxi, duke përmbysur akuzën e “kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akciza”. Duke iu referuar vendimit të gjykatës, të gjitha provat e servirura nga akuza në seancat gjyqësore janë të pasakta dhe të pavërtetueshme. Në këto kushte gjyqtari Sokol Tona, ka marër parasysh më tepër pretendimet dhe provat e paraqitura nga avokati i Neranxit, Theodhori Sollaku, ish – kreu i Prokurorisë. Në një seancë jo të gjatë, ku u lexua vetëm diapozitivi i vendimit, Nikollaq Neranxi u deklarua i pafajshëm, ndërsa pala e akuzës shtoi se do të bëjë ankim në Gjykatën e Apelit. Sipas Prokurorisë, gjithçka ka qenë e vërtetuar më së miri jo vetëm nga pala shqiptare, por edhe nga ajo greke, vendi nga i cili ka dalë edhe malli. Në datë 25 mars pala mbrojtëse në mungesë të të pandehurit Neranxi kërkoi rrëzimin e pretendimeve të akuzës dhe në tërësi gjithë dosjen, duke marrë pafajësinë. Sipas saj, mallrat që kanë hyrë në vendin tonë i janë nënshtruar autoriteteve doganore dhe gjithë rregullave në fuqi. I pandehuri nuk ishte i pranishëm në sallë gjatë dhënies së vendimit. Gjyqtari Tona tha se Prokuroria ka gabuar në mbledhjen e provave dhe nuk ka marrë parasysh faktin se Neranxi ka paguar të gjitha taksat dhe tatimet që i është detyruar shtetit. Nga ana e saj akuza kërkoi deklarimin fajtor dhe detyrimin nga gjykata të Nikollaq Neranxit të paguaj në favor të shtetit shumën prej 10 milionë lekësh. Sipas Prokurorisë së Tiranës, Nikollaq Neranxi u hetua dhe akuzua se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 13.664.916 lekësh nga mosdeklarimi dhe zhdoganimi i mallrave. Më tej ajo shton se nga hetimet ka rezultuar se ish-deputeti akuzohet se, nga shkurti i vitit 2001 deri në gusht 2004, ka kaluar pa deklaruar mallra të ndryshëm si kaseta VHS, bateri, albume fotografike, film fotografik, CD. Prokuroria ka arritur të dokumentojë që këto shkelje janë kryer për 21 raste të mallrave, të hyra në territorin shqiptar. Gjatë hetimeve paraprake, autoritetet doganore greke, me anë të një shkrese, kanë kërkuar asistencën e Drejtorisë së përgjithshme të Doganës, për një hetim administrativ të nisur në Greqi ndaj shoqërisë greke "SALCOFOT" A.E. Selanik, përfaqësuar nga Salvador Kunio, për periudhën 2001-2004. Malli është deklaruar për eksport në degën doganore greke, Kastoria dhe është transportuar në drejtim të Shqipërisë me disa kamione me targa shqiptare. Kamionët që kanë bërë transportin kanë qenë njëri në pronësi të S. D. dhe katër të tjerë në pronësi të babait të të pandehurit. Por në vendimin përfundimtar, gjykata u shpreh se të gjithë kamionët janë verifikuar dhe ka dalë se kanë zbatuar rregullat.