Vendimi/ Qeveria dëmshpërblen 9 subjekte përfituese ish-të dënuarish politik të regjimit komunist

Qeveria ka marrë vendimin për dëmshpërblimin e 9 subjekte përfituese ish-të dënuarish politik të regjimit komunist. 7 nga këto subjekte janë ish-të dënuar politik të regjimit komunist me burgime të gjata, ose izolime në hetuesi, ndërsa 2 subjekte përfituese janë me dënime kapitale ose të ekzekutuara pa gjyq.
Vendimi u komunikua nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, si cili deklaroi se dëmshpërblimi i ish-të dënuarve politik të regjimit komunist dhe garantimi i të drejtave të ture, është pjesë e vizionit të qeverisë.
“Lajm i mirë për 9 subjekte përfituese ish-të dënuarish politik të regjimit komunist. Qeveria ka miratuar sot masën e përfitimit financiar. Ky vendim për propozim i Ministrisë së Drejtësisë. Është vendimi i 30-të që merr qeveria për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist. Kjo është pjesë e vizionit të qeverisë për të garantuar të drejtat e ish-të dënuarve të regjimit komunist.
7 subjekte janë ish-të dënuar politik të regjimit komunist me burgime të gjata, ose izolime në hetuesi, ndërsa 2 subjekte përfituese janë me dënime kapitale ose të ekzekutuara pa gjyq.
Vendimi i qeverisë sot ka përcaktuar masën e kompensimit financiar dhe subjektet përfituese”, tha Manja teksa bëri me dije se pjesë e diskutimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave ishin dhe problematikat e disa dosjeve të subjekteve përfituese të regjimit komunist të cilët janë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë jashtë afateve të përcaktuara nga ligji.
Manja vuri theksin te nevoja për ndryshim ligji, për shtyrjen e këtyre afateve të depozitimit të dosjeve nga ana e subjekteve përfituese ish-të dënuar politikë të regjimit komunist.
“Sot në mbledhje u diskutua dhe problematika e trajtimit të disa dosjeve të subjekteve përfituese të regjimit komunist të cilët janë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë jashtë afateve të përcaktuara nga ligji. Së bashku me Ministrinë e Financave do përllogarisim sa është kostoja e buxhetit të shtetit lidhur me këtë kategori dosjesh dhe në momentin e duhur do marrim iniciativën ligjore për të ndryshuar ligjin, për të shtyrë afatin e depozitimit të këtyre dosjeve nga ana e subjekteve përfituese ish-të dënuar politikë të regjimit komunist”, tha Manja.
/rtsh.al/