Vendimi; Rrëzohet kërkesa, caktohen 2 ekspertë mjeko-ligjorë për Meçen
Avokati i Arben Sefgjinit u kërkoi dje togave të zeza të Gjykatës së Krimeve të Rënda të shpallë moskompetencën për gjykim e çështjes në ngarkim të klientit të tij dhe tre të pandehurve të tjerë, pasi vepra penale për të cilën akuzohen është amnistuar në vitin ’97 dhe tashmë duhet gjykuar nga një gjykatë e zakonshme. Por, pasi është konsultuar në dhomën e këshillimit, trupi gjykues vendosi të rrëzojë kërkesën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Arben Sefgjini, për të mos u gjykuar nga kjo gjykatë për veprën penale të “torturimit me pasoja të rënda”, por nga një gjykatë më e ulët, duke pretenduar se vepra tjetër “rrëmbim personi”, është amnistuar që në vitin 1997. Trupi gjykues e rrëzoi këtë kërkesë me arsyetimin se ajo nuk duhej bërë në këtë fazë që ndodhet gjykimi. Më pas, procesi gjyqësor në ngarkim të të pandehurve Arben Sefgjini, Budjon Meçe, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro, ish-drejtues të SHIK-ut, të akuzuar për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, ka vazhduar me kërkesën e prokurorit Xhevat Hana, i cili kërkoi të caktoheshin dy ekspertë për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të të pandehurit Budjon Meçe, që sipas familjarëve, ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Trupi gjykues, pasi u konsultua në vend, vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit dhe të caktojë ekspertë mjeko-ligjorë për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të Meçes. Kjo është seanca e tretë gjyqësore e procesit në ngarkim të katër të pandehurve, të akuzuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë rrëmbyer dhe më pas zhdukur biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Ngjarja ka ndodhur më 21 tetor të vitit 1995. Në procesin e djeshëm në ngarkim të katër të pandehurve, ashtu si dhe në çdo seancë të zhvilluar, kanë qenë të pranishëm Sefgjini dhe Koldashi, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe familjarët e viktimës Hoxha.
Pretenca
Trafiku i narkotikëve, 85 vjet burg për të pandehurit e drogës së Vlorës
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dje dënimin me 85 vjet heqje lirie për 9 të pandehurit e akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Dje prokurori i çështjes u ka kërkuar togave të zeza të kryesuara nga gjyqtari Fran Prendi, shpalljen fajtor dhe dënimin me 12 vjet heqje lirie të të pandehurit Marenglen Halka, po aq për të pandehurin Pirro Bregu, 10 vjet heqje lirie për të pandehurit Toni Kushi, Petraq Lala, Sokol Resulaj dhe Taulant Kapllanit. Ndërkohë që për të pandehurit Albert Binjaku, Denis Mernica, dhe Artur Rrumbullaku, prokuroria i ka kërkuar gjykatës shpalljen e tyre fajtor dhe dënimin me nga 7 vjet heqje lirie. Nëntë të pandehurit do të përfitojnë ulje dënimi, pasi gjykohen me gjykim të shkurtuar. Kështu Halkës dhe Bregut iu mbetet nga 8 vjet heqje lirie, Kushit, Lalës, Resulaj dhe Kapllanit, 6.8 vjet heqje lirie. Ndërsa Binjaku, Mernicës dhe Rrumbullakut vetëm 4.8 vjet heqje lirie. Sipas prokurorit të çështjes, të pandehurit kanë rënë në pranga më 17 mars të vitit të kaluar, teksa kanë tentuar të trafikojnë sasinë prej 344 kilogramë kanabis sativa. Sipas prokurorit, ditën e ngjarjes në vendin e quajtur Pusi i Mezinit, Vlorë, Taulant Kapllani ishte duke udhëtuar me një furgon të bardhë, të tipit “Ford” me targa VL 0817 B. Ndërkohë që pas tij udhëtonte i pandehuri Sokol Resulaj me një tjetër furgon tip “Peugeot”, me targa VL 6858 B i drejtuar nga ky shtetas. Sipas prokurorit, të pandehurit kanë qenë në vëzhgim, pasi ka pasur dijeni në lidhje me trafikun e lëndës narkotike, dhe pasi janë ndaluar, iu është ushtruar një kontroll në automjet e tyre. Pas kontrollit të bërë në banesën e Kapllanit janë gjetur 44 kg lënde narkotike, ndërsa në banesën e vëllait të tij, Fatbardh Kapllani, është gjetur mjeti lundrues tip gomone me gjatësi 4.2 metër me një motor 50 HP, që sipas prokurorit do të përdorej për të kryer trafikun e lëndës narkotike, si dhe një thes i mbushur me bimë narkotike e përpunuar dhe presuar, si dhe dy peshore. Fatbardh Kapllani po gjykohet më vete, pasi nuk e pranoi gjykimin e shkurtuar. Në seancën e radhës mbrojtja do të paraqesë edhe konkluzionet e saj përfundimtare. Ndërsa pritet që gjykata të japë edhe vendimin e saj përfundimtar.