E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi; Trafiku i drogës, 15 vjet burg për Hadëraj e Murataj

Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli dje vendimin dhe dënoi me 15 vjet burg dy të pandehurit, Romeo Hadëraj e Rikard Murataj, të akuzuar për “trafik narkotikësh” dhe të arrestuar në kuadër të operacionit “Stuhia e detit”. Sipas arsyetimit të togave të zeza, i pandehuri Murtaj, me detyrë shofer autobusi i linjës Sarandë-Athinë, është arrestuar në doganën e Kakavijës, teksa ka tentuar të kalojë një sasi prej 118 kilogramësh lëndë narkotike kanabis sativa, e fshehur në gomat e autobusit. Droga ishte e paketuar në pako me peshë 1 kilogram secila dhe e mbështjellë në 14 thasë plastmasë, si dhe kishte për destinacion të saj Greqinë. Nga hetimet, si dhe nga gjurmët e gjetura në thasë, ka rezultuar se i pandehuri Romeo Hadëraj ka qenë i përfshirë në këtë trafik të lëndës narkotike. Akti i ekspertimit daktiloskopik nxori se gjurmët e gishtave të tij kishin mbetur nëpër qeset mbështjellëse të pakove me hashash i përkisnin Hadërajt. Një seancë më parë, prokurorja e çështjes kërkoi dënimin me 16 vjet burg për dy të pandehurit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›