E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, hap pozitiv drejt hapësirës “Schengen”

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta përshëndet vendimin e KE-së për heqjen e vizave

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të jashtme, Ilir Meta përshëndet propozimin e KE për udhëtimin pa viza të qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës.
Shefi i diplomacisë shqiptare tha se ky vendim është vlerësimi i një pune të shkëlqyer të autoriteteve shqiptare në drejtim të plotësimit të detyrimeve të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.
“Shqipëria do të vijojë të përmbushë tre kërkesat e mbetura dhe të garantojë zbatimin e rezultateve të arritura në përmbushjen e Udhërrëfyesit. Vendimi i sotëm i Komisionit është një hap pozitiv i cili do t’i hapë rrugë vendim-marrjes nga Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian për bërjen realitet të udhëtimit pa viza të qytetarëve tanë drejt hapësirës Schengen sa më shpejt të jetë e mundur”- u shpreh zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›