E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare - Brukseli heq vizat për Shqipërinë

Malstromm e Lohan kërkojnë një fushatë sensibilizuese, e cila të sqarojë popullsinë se lëvizja e lirë nuk nënkupton edhe të drejtën e azilit dhe të punësimit në vendet e zonës Shengen. Lohan: Vendimi i Komisionerëvë i është dërguar Këshillit të Ministrave të BE


Eurokomisionerja Sesilja Malstrom deklaroi sot në një konferencë për shtyp në mesditë se Komisioni Evropian ka miratuar rekomandimin për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Duke përsëritur kalvarin e procedurave burokratike që kalon propozimi deri në hyrjen në fuqi të tij (mendohet në vjeshtë), Malstromm u ndal tek një ekip inspektimi që do të qendrojë në verë në vendin tonë. “Shqipëria duhet të përmirësojë sistemin e drejtësisë dhe të luftojë me hapa konkretë krimin dhe korrupsionin. Ajo duhet të bëjë një fushatë informuese për atë që ofron liberalizimin e vizave", u shpreh Malstrom. Sipas saj, në Tiranë gjatë verës do të mbërrijnë grupet e punës dhe do të raportojnë për situatën. Në konferencën e saj për media, Malstrom theksoi se Komisioni po punon me të gjitha kapacitetet dhe ka një plan për të lehtësuar regjimin e vizave.


Lohan: Vendimi i Komisionerëvë i është dërguar Këshillit të Ministrave të BE


Shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, u shpreh sot se vendimin për liberalizimin e vizave, është një arritje madhore e Shqipërisë. Lohan vuri në dukje se vendimi tashmë i është dërguar Këshillit të Ministrave, për t’u shqyrtuar. Kreu i delegacionit të KE-së evidentoi përmbushjen e kritereve të vëna nga KE, të cilat lidhen kryesisht me zbatimin me korrektësi të pikave të ligjit “Antimafia”. “është në dorën e Shqipërisë të plotësojë kërkesat e tjera. Udhëtimi pa viza do të mundësohet kur të plotësohen të gjitha kriteret. Presim plan pune të qartë të zbatimit të ligjit për kriteret që janë vënë deri në heqjen e plotë te vizave. Duhet luftë e korrupsionit e krimit të organizuar”- shtoi ai. Deklarata e Lohan erdhi vetëm pak minuta pas bërjes publik të vendimit nga ana e Komisioneres së KE-së, Sisilia Malstrom, e cila konfirmoi hyrjen në fuqi të rekomandimit për heqjen e vizave për shqiptarët.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›