E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi i Komisionerëvë tashmë i është dërguar Këshillit të Ministrave të BE-së

Kreu i delegacionit të KE-së në Tiranë, Helmut Lohan

Shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, u shpreh se vendimin për liberalizimin e vizave, është një arritje madhore e Shqipërisë. Lohan vuri në dukje se vendimi tashmë i është dërguar Këshillit të Ministrave, për t’u shqyrtuar.
Kreu i delegacionit të KE-së evidentoi përmbushjen e kritereve të vëna nga KE, të cilat lidhen kryesisht me zbatimin me korrektësi të pikave të ligjit “Antimafia”. “është në dorën e Shqipërisë të plotësojë kërkesat e tjera. Udhëtimi pa viza do të mundësohet kur të plotësohen të gjitha kriteret. Presim plan pune të qartë të zbatimit të ligjit për kriteret që janë vënë deri në heqjen e plotë te vizave. Duhet luftë e korrupsionit e krimit të organizuar” - shtoi ai. Deklarata e Lohan erdhi vetëm pak minuta pas bërjes publik të vendimit nga ana e eurokomisioneres së KE-së, Sesilia Malstrom, e cila konfirmoi hyrjen në fuqi të rekomandimit për heqjen e vizave për shqiptarët.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›