E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Schengeni”, marrëveshja e përbashkët për lëvizjen e lirë e 25 shteteve të evropës

Liberalizimi i vizave, apo e njohur ndryshe si marrëveshja “Schengen”, është një akord i përbashkët i vendeve të evropës anëtare ose të Bashkimit Evropian, për të hequr barrierat e lëvizjes së lirë të qytetarëve. Marrëveshja për “Schengenin”, hyri në fuqi më 25 mars të vitit 2001. Sipas këtij akordi të vendeve të BE-së vendet e “Schengenit” nuk ushtrojnë kontrolle apo sqarime në pikat e kalimit kufitar për shtetasit që janë pjesë e vendeve nënshkruese.
Viza “Schengen” aplikohet për qëllime biznesi dhe turizmi me afat ditor prej 90 ditësh.
Kjo do të thotë se qytetarët do të udhëtojnë të lirë dhe pa asnjë pengese në pikat e kalimit kufitar, mjafton që të jenë të pajisur me dokumentet e reja të identitetit, siç është pasaporta biometrike. Me një vizë tre mujore, çdo qytetar mund të udhëtojë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Por, të jemi të kujdesshëm, Bashkimi Evropian dhe zona “Schengen”, janë dy zona të ndryshme. Kjo për faktin se disa prej vendeve të Unionit, nuk janë nënshkruese të heqjes së regjimit të vizave për shtetasit që vijnë nga vende jo anëtare.

Vendet e “Schengenit”: Austria, Belgjikë, Republika çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra
“Schengeni” nuk përfshin udhëtimet pa regjim vizash në vendet anëtare të BE-së si Qipro, Irlandë, Britani e Madhe, Bullgari dhe Rumani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›