Kompensimi i takses se biznesit te vogel qeveria miratoi vendimin per 13 bashki dhe 11 komuna
Qeveria mori sot vendimin për kompensimin e taksës së biznesit të vogël për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale dhe taksimetrave për 13 bashki dhe 11 komuna.
Në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë thuhet se, me propozim në ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi "kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale e të taksimetrave për njësitë e qeverisjes vendore, konkretisht, 13 bashki dhe 11 komuna, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij".
"Ky fond, në vlerën 41 765 946 lekë përballohet nga Fondi i Kontingjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2011", sqarohet në vendimin e qeverisë.