E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati ndaj Konomit, Gjykata Kushtetuese: Të gjenden autorët

TIRANE- Gjykata Kushtetuese dënon aktin e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Gjykata Kushtetuese shpreh hidhërimin më të thellë familjes Konomi, ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre të dashur, si dhe kolegut Skerdilajd Konomi.

“Kjo Gjykatë, bashkohet me të gjitha institucionet e shtetit shqiptar dhe në veçanti ato të drejtësisë, për të vënë përpara përgjegjësisë autorët e këtij krimi makabër dhe të paprecedent në historinë e gjyqësorit shqiptar."- thuhet në njoftimin për shtyp.

Gjyqtari i gjykatës së Vlorës, Skerdilajd Konomi mbeti i vrarë dje në një atentat me makinë mu në qendër të qytetit të Vlorës. 33 vjecari u përcoll sot për në banesën e fundit ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur pistat e vrasjes si dhe autorët e mundshëm. Ndërkohë që policia e Vlorës ka vënë 100 mijë euro shpërblim për çdo informator që do të mund të zbardh vrasjen
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›