Vendimi i Berishës: Do të shtetëzojmë të gjitha tokat e papunuara
Kreu i qeverisë deklaroi dje se po hartohet projektligji i ri mbi tokat bujqësore. Nëse nuk punohen, komuna i merr, i jep me qira dhe u jep 10 për qind pronarëve
Eljona Ballhysa
Tokat e papunuara bujqësore do të shtetëzohen nga komunat dhe qeveria po përgatit një projektligj që parashikon futjen në treg të këtyre tokave nëpërmjet kontratave që do të lidhin komunat duke përdorur këto toka. Pronarët e këtyre tokave të papunuara do të përfitojnë 10 për qind të vlerës së kontratave të lidhura nga komunat me tokat e tyre. Kjo skemë e re është deklaruar dje prej kryeministrit Berisha, i cili deklaroi se kjo masë është e domosdoshme në kushtet kur lënia djerrë e këtyre tokave sjell humbje të mëdha për tregun dhe vendin. “Toka e papunuar është një dëm i rëndë i interesit publik për vendin. Shqipëria është një vend me pak tokë, është një vend malor dhe zonat malore, që përbëjnë dhe 2/3 e territorit të saj, kanë probleme shumë të mëdha. Ndërkohë, ka zona të tjera, ku gjeni të mbjellë çdo metër katror. Unë frymëzohem kur shoh përpjekjet e tyre për të mbjellë edhe mikroparcela, në mënyrë që të mund të mbijetojnë, ndërkohë në zona të tjera të ultësirës bregdetare, dhe jo vetëm të saj, ka mijëra hektarë që nuk punohen. Këtë tokë e kemi ndarë me Ligjin 7501, një ligj që është bazuar në parimin ‘toka, atij që e punon’ dhe ‘atij që jeton aty’. Unë nuk them se do t’i marrim tokën atij që ia kemi dhënë me ligj e do t’ia japin dikujt tjetër, por kjo tokë do të kalojë në fondin e komunës dhe mbi bazën e ligjit do të jetë i detyruar ta japë me të dhjetën. E dhjeta është taksa e librave të shenjta, taksa më e lashtë e të gjitha kohërave, më e drejta dhe më e ndershmja. Ndaj, duke e kaluar në fondin e komunës, kjo e fundit do të ketë të drejtë t’ia japë dikujt tjetër për ta shfrytëzuar dhe pronarit që i ka kthyer shpinën tokës t’i paguajë të dhjetën. Nuk mund të lëmë as edhe një metër tokë të papunuar në vend”, - ka deklaruar dje Berisha.
Deklarata
Kryeministri kërkoi Ministrisë së Bujqësisë që projektligji të paraqitet brenda muajit gusht në qeveri, në mënyrë që t’i jepet fund situatës së papranueshme me tokat e papunuara. “Ne kemi shumë pak tokë. Mbi gjysmë milioni qytetarë shqiptar jetojnë me një sipërfaqe toke për frymë jashtëzakonisht të papërfillshme. Nëse shkoni në Kurvelesh apo Mirditë, do të shihni sesa tokë ka për frymë. Ndërkohë që ka fusha të tëra që rrinë djerrë. Kjo do të marrë fund. Ligji do të jetë brenda muajit gusht. Toka do të jepet me të dhjeta. Të lësh papunuar tokën në ultësirën perëndimore është mëkat. Ndërkohë që nëse shikoni në kodrat midis Peqinit dhe Kavajës do të mahniteni, sesi në majë të saj kanë punuar një parcelë edhe pse në dimensione jo të mëdha. Po ashtu në Kuç, Progonat jetojnë me mikroparcela, në një kohë kur qindra e mijëra hektarë tokë rrinë të papunuara. Qeveria do të bëjë çdo përpjekje për të luftuar varfërinë dhe varfëria më ekstreme sot është në zonat malore”, - deklaroi dje Berisha. Sipas Berishës, ligji do të përcaktojë të gjitha procedurat e dhënies me të dhjeta të tokës, të cilat do të jenë transparente, me opsion të hapur dhe me projekte.
Plani
Kjo nismë e qeverisë vjen vetëm një vit pasi kreu i qeverisë bëri një deklaratë të bujshme mbi abrogimin e ligjit 7501. Por asokohe Berisha deklaroi se pronarët e tokave të papunuara do të taksoheshin për tokën e tyre, ndërsa tani, me projektligjin e ri, rregullat kanë ndryshuar dhe tokat e këtyre pronarëve do të shtetëzohen nga komunat, e këto të fundit do i japin “rentën” pronarëve, pasi tokat të jenë futur në treg. Sipas propozimit në muajin maj të vitit 2008 nga kreu i Qeverisë, për të rritur prodhimin e brendshëm do të duhet detyrimi i pronarëve, kjo me anë të taksave dhe detyrimeve të tjera, që mund të sjellin dhe pezullimin e aktit të pronësisë. Madje asokohe kryeministri Berisha i ka kërkuar ministrit të Bujqësisë Jemin Gjana që të fillojë mbledhja e taksave për tokat bujqësore që lihen djerrë.
Ligj i ri edhe për shitjen e tokës shtetasve me origjinë shqiptare
Qeveria do të miratojë së shpejti një projektligj për shitjen e tokës për qytetarët me origjinë shqiptare. Duke folur për reformën e pronësisë, gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, kryeministri Berisha bëri të ditur se qeveria do të hartojë së shpejti një projektligj për shitjen e tokës për qytetarët me origjinë shqiptare. Madje Berisha i kërkoi ministrit së Bujqësisë që brenda muajit gusht të sjellë në qeveri ligjin për shitjen e tokës në të gjitha format, për të gjithë qytetarët me origjinë shqiptare, kudo ku ata janë. Duket se legjislacioni shqiptar ka vakuum përsa i përket shitblerjes së tokës për personat e huaj. Megjithëse një gjë e tillë ndodh rëndom në Shqipëri, ajo është e pabazuar në ligj dhe për këtë arsye qeveria ka marrë masat për të hartuar legjislacionin përkatës. “Toka në Shqipëri shitet për truall, por nuk shitet për qëllime të tjera. Duhet që ligji të përgatitet me kujdesin më të madh, në mënyrë që çdo shtetas që ka nënën ose babanë shqiptar, që ka origjinë shqiptare, do të kërkoja që të mos ndiqnim vetëm linjën nga babai, por të pranojmë edhe atë të nënës, të kenë të drejtë të blejnë tokë në Shqipëri. Do të përdoren të dyja format; diku kombësia dhe diku origjina, sepse ka vende që njehsojnë kombësinë me shtetësinë dhe kjo i përjashton më pas”, - u shpreh kryeministri. Kryeministri Berisha theksoi se në këtë rast procedurat e blerjes së tokës do të jenë të njëjta si dhe për qytetarët me shtetësi shqiptare.
6 Gusht 2009