E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, “njeriu i rekordeve” tani edhe në not



Pas turit të tij në Jug të vendit, në mbledhjen e radhës së qeverisë kryeministri Berisha u ka njoftuar ministrave të tij se ka thyer një tjetër rekord vetjak, atë në not. Ai është shprehur se ka rezistuar në det më shumë se vitin e kaluar. “E kisha 120 minuta, bëra 123 minuta. Disa herë mendova të nisesha drejt Korfuzit, por thashë ta bëja në një ceremoni më të madhe këtë sesa në vetmi, të shoqëruar dhe nga mediat në qoftë se e marr këtë vendim”, - është shprehur Berisha. Një tjetër rekord që ka thyer kryeministri shqiptar është ngjitja deri në fund të shkallëve të Murit Kinez, të cilat asnjë lider botëror nuk ia kishte dalë.

6 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›