Vendimi i Byrosë ndalon futjen e objekteve në sallë
Byroja e Kuvendit të Shqipërisë ka marrë një vendim në datën 1 mars të vitit 2006, që ndalon futjen e objekteve në sallën e Kuvendit, të cilat mund të shërbejnë për prishjen e mbarëvajtjes së seancës. Ky vendim, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi, ka detyruar punonjësit e Gardës së Republikës që të ndalojnë futjen në Kuvend të objekteve të tilla. Ky vendim i marrë nga Byroja, ka pasur si shkak situatën e krijuar nga deputetët e opozitës, të cilët gjatë një seance në muajin shkurt të vitit 2006 e ndaluan atë, duke u rënë tavolinave dhe duke fishkëllyer bilbilave. Kjo bëri që Byroja e Kuvendit të marrë këtë masë, duke mos lejuar që situata të tilla të përsëriteshin. Deputeti i PS-së, Ndriçim Hysa, i cili ishte një nga protagonistët në “seancën e bilbilave”, ishte i pranishëm edhe në incidentin e djeshëm, ku tentoi së bashku me deputetin tjetër socialist, Andis Harasani, që të fusnin në sallë kallinj misri. Por në pikën e parë të këtij vendimi shkruhej se Garda duhet “të ndalojë futjen në sallën e seancave plenare të çdo lloj sendi që mund të shërbejë për pengimin e zhvillimit të rregullt të seancës”. Njëkohësisht u vendos që “Shërbimi i Sigurisë në sallën e seancave plenare garanton paprekshmërinë e anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe të folësit në foltoren e Kuvendit”. Ishte pikërisht seanca e votimit të mocionit të parë për shkarkimin e Jozefina Topallit nga kreu i Kuvendit, në të cilën deputetët e opozitës hynë në Kuvend “të armatosur” me bilbila dhe pranga. Deputetët e opozitës në këmbë para podiumit të ministrave kërkonim me zhurmë rivotimin me kuti të shkarkimit të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Ndërsa mazhoranca e sapodalë pas një mbledhjeje bëri të qartë se rivotim nuk ka dhe Kuvendi do vazhdojë punimet me ulërima apo jo. E në atë situatë të turbullt, lexoi raportin ish-kryetari i Komitetit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sokrat Sina, të cilit nuk iu dëgjua as edhe një fjalë. Pavarësisht kësaj, mazhoranca votoi kalendarin e punimeve të Kuvendit dhe planin e punës. Sherri në Kuvend u hap sërish me opozitën në këmbë para tryezës së ministrave, e cila kërkonte rivotim. Pa prekur fare karriget e tyre, deputetët socialistë iu drejtuan podiumit, duke kërkuar rivotim për Topallin duke deklaruar se nuk e njohin më si kryetare. “Nuk mund të vazhdoni sikur s’ka ndodhur asgjë”, - kërkoi ish-kryetari i Grupit të PS-së, Pandeli Majko, i shoqëruar nga boritë e bilbilat që mbanin Ndriçim Hysa, Bashkim Fino apo Taulant Balla dhe kërcitjet e prangave, për të ironizuar akuzat e Berishës një ditë më parë. Por drejtuesi i seancës, Fatos Beja, vazhdoi seancën dhe axhendën e saj. Menjëherë të nesërmen u mblodh Byroja e Kuvendit, e cila vendosi që të përjashtojë me dy javë deputetët Fino, Hysa dhe Balla, si dhe mori vendimin për ndalimin e objekteve që mund të prishin ecurinë e seancave plenare.
Vendimi i Byrosë së Kuvendit, i cili ndalon objekte në sallë
Vendim
“Për sigurimin e rregullit në seancë plenare”
Byroja e Kuvendit të Shqipërisë, në mbështetje të neneve 11, pika 4 dhe 122 të Rregullores së Kuvendit, me propozim të drejtuesit të mbledhjes vendosi:
I. Të ndalojë futjen në sallën e seancave plenare të çdo lloj sendi që mund të shërbejë për pengimin e zhvillimit të rregullt të seancës.
II. Shërbimi i Sigurisë në sallën e seancave plenare garanton paprekshmërinë e anëtarëve të Këshillit të Ministrave, dhe të folësit në foltoren e Kuvendit.
III. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Shërbimi i Sigurisë në Kuvend.
IV. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Reagon Garda e Republikës, padi penale ndaj deputetëve
Incidenti në fjalë ka detyruar Gardën e Republikës që të mbajë qëndrimin e saj. Në një konferencë për shtyp, Këshilltari Ligjor i Komandantit të Gardës së Republikës
Toger Renaldo Kruja, deklaroi se Grada do të padisë penalisht dy deputetët socialistë. Ai deklaroi se për këtë incident është njoftuar kryetarja e Kuvendit, si dhe ministri i Brendshëm. “Mbështetur në pikën 1 të Vendimit të Byrosë së Kuvendit Nr. 11 datë 01.03.2006, shërbimi i brendshëm i Gardës së Republikës në përmbushje të detyrës kërkoi dorëzimin e këtyre objekteve. Deputetët jo vetëm që nuk iu bindën kësaj kërkese, por duke ofenduar dhe ushtruar forcë, tentuan të futen në sallë. Të dy deputetët, por në mënyrë të veçantë deputeti Andis Harasani, ka goditur me grushte punonjësit e Gardës së Republikës, Komandantin e Shërbimit, z. Arben Nika dhe nënoficerin e shërbimit, z. Ilir Çelmeta, të cilët si pasojë e goditjeve janë gjakosur. Për këtë incident është informuar kryetarja e Kuvendit dhe ministri i Brendshëm. Për këtë incident punonjësit e shërbimit do të bëjnë kallëzim penal. Theksojmë se Garda e Republikës në kryerjen e detyrave zbaton vetëm ligjin, të cilit duhet t’i binden të gjithë”, - deklaroi Kruja.
Reagimi i PS-së: Ngjarja ishte provokim ndaj deputetëve
Partia Socialiste reagoi dje zyrtarisht në lidhje me incidentin e ndodhur dje mes dy deputetëve të kësaj partie, Andis Harasani dhe Ndriçim Hysa. Në një njoftim për shtyp, PS akuzon direkt kryetaren e Kuvendit që ka provokuar incidentin, ndërsa mohon kategorikisht se dy deputetët në fjalë kanë përdorur dhunë ndaj punonjësve të Gardës në Kuvendin e Shqipërisë. “Duke akuzuar drejtpërdrejt kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, për nxitjen e incidentit të shkaktuar nga punonjësit e Gardës së Republikës me dy deputetë të saj, Partia Socialiste e konsideron këtë provokim një përpjekje aspak dinjitoze për të penguar shfaqjen e shqetësimit tonë të thellë për mijëra viktimat e skandalit shtetëror të misrit”, - thuhet në këtë njoftim për shtyp. Më tej saktësohet se “Partia Socialiste bën me dije opinionin publik se nuk ka pasur asnjë reagim të dënueshëm nga ana e dy deputetëve të provokuar”. Partia Socialiste bëri të ditur se “rikërkon nga spikerja e Kuvendit që të mos vazhdojë të sillet harbutërisht me Kuvendin e me deputetët e tij dhe nga Kryeministri Berisha, që të mos vazhdojë të shpërfillë dramën familjare të mijëra shqiptarëve të mashtruar, jo vetëm nga kompania që u ka shitur farën e skaduar, po edhe nga qeveria që ka dhënë garanci për farën mashtruese”.