E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biberaj mbron Kosovën në mbledhjen e KE-së



Zv.presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE-së, Aleksandër Biberaj, kundërshtoi paralelizmin mes Kosovës dhe Osetisë së Jugut në mbledhjen e Komitetit Politik të Këshillit të Evropës, e cila po zhvillohet në Paris. Sipas tij, nuk ka asnjë lloj ngjashmërie ndërmjet Kosovës dhe Osetisë së Jugut, pasi Kosova ka qenë dhe mbetet një rast unik që nuk mund të shërbejë dhe as të përdoret si precedent për asnjë lloj rasti tjetër. Biberaj kundërshtoi gjithashtu komentet e bëra nga deputetët rusë dhe serbë për ngjashmëri ndërmjet Kosovës dhe Osetisë së Jugut. Lidhur me konfliktin Rusi-Gjeorgji, zoti Biberaj ka dënuar agresionin rus ndaj Gjeorgjisë. Ai ka theksuar se politika evropiane duhet të jetë e bashkuar dhe t'i dërgojë mesazhe të qarta Rusisë, pasi ka ikur koha e perandorive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›