E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i Cërvenkovskit sot i dorëzohet Parlamentit

Vendimi i presidentit maqedonas për mos dekretimin e disa ligjeve sot do t’i dorëzohet kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski.

Presidenti i Maqedonisë të shtunën mori vendim për mos dekretimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Ligjit për lobim, për marrëdhënie pune, për eksproprim, avokaturë dhe Ligjin për energjetikë.

Cërvenkovski gjithashtu firmosi vendimin për amnestimin e zëvendëskryetarit të LSDM-s, Zoran Zaevit dhe bashkëpunëtorëve të tij, të dyshuar për rastin me qendrën tregtare “Global” në Strumicë.

Partitë opozitare janë pajtuar me propozimet e presidentit dhe pritet së shpejti të kthehen në Palament.

Ndërkaq, mazhoranca vendimin e tij e konsideron goditje ndaj insitucioneve të shtetit.

Cërvenkoski ditë më parë ndërmori iniciativë për kthimin e partive opozitare në Parlament dhe fillimin e dialogut parlamentar. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›