E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi i Kushtetueses, Ngjela: Paska ende shpirt patriotik

TIRANË Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shpalljen si të kundraligjshme të proçedurave për ndërrimin e kombësisë. “E përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke theksuar se, nën gjithë këtë peshë të rëndë antikombëtare të ushtruar nga kryeministri Sali, shqiptarët panë se në institucionet e tyre dhe në ato më kryesoret paska ende shpirt patriotik. Ky duhet të jetë optimizëm sepse sot po shitet gjithshka”, - tha dje Ngjela. Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi ka kërkuar që në këtë proçes, Greqia të jetë aq serioze sa të mos i kërkojë shqiptarëve ato akte, që vetë i ka konsideruar antikushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›