E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, deti i trazuar nxjerr në breg një trup të pajetë

DURRËS- Deti i trazuar në plazhin e Durrësit ka nxjerrë në breg një trup të pajetë të padekompozuar, pranë Currilave.

Kufoma e seksit mashkull është gjetur sot rreth orës 14:50 dhe mendohet se është rreth 42 vjeç.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar policinë, pasi kanë parë në breg trupin e pajetë.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbuluar edhe shkaqet e vdekjes.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›