Fajon: Lehtësi për Kosovën në liberalizimin e vizave
Fajon theksoi se nevojiet një fokusim ndaj Kosovës për të gjetur modalitete të përfshirjes së saj në procesin e liberalizimit të vizave. Ajo i bëri apel institucioneve të Parlamentit Evropian që “të përcaktojnë një ecuri të qartë për procesin e liberalizimit të vizave në Kosovë”. Në një intervistë për “DW” ajo shpjegoi se liberalizimi i vizave është një proces i gjatë, me shumë kërkesa.
Prandaj, sipas saj, do të jetë shumë e vështirë që qytetarët e Kosovës të mos lëvizin pa viza në vendet e BE-së. Fajon edhe një herë përsëriti se “Kosova nuk duhet të mbetet një njollë e zezë në hartën e Ballkanit Perëndimor”. Eurodeputetja sllovene siguron që ajo dhe kolegët e saj në Parlamentin Evropian do të bëjnë ç'është e mundur për të shtyrë përpara këtë proces dhe gjetur zgjidhje për ta përfshirë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave”.