E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i Ushtrisë për të braktisur Gërdecin

 
Në tetor 2007, Komanda e Forcave të Bashkuar heq dorë me letra nga mbikqyrja e procesit të demontimit TIRANË- Mijëra ton municione zbrazeshin nga kamionët e ushtrisë në Gërdec dhe braktiseshin në mëshirë të fatit. Në kundërshtim me kontratën e lidhur me firmën fantazmë, SAC, por edhe me ligjet shqiptare të demonintimit të municionitnë fabrikën e Gërdecit nuk ka patur asnjë punonjës ushtarak që të garantonte sigurinë në procesin e demontimit.Dhjetra dëshmi të siguruara nga gazeta"Shekulli" kanë dëshmuar se përveç punëtorëve, nuk ka patur persona të autorizuarpër të siguruar procesin e demontimit të municioneve. I vetmi insitucion qëka marrë përsipër të mbikqyrë këtë proces ka qenë MEICO, një ndërmarrje eksport-importi me një staf prej 8 personash civilë. E për këtë çështje, askush në Ministrinë e Mbrojtjes nuk mundet të heqë përgjegjësinë nga vetja, duke u përgjigjur: „nuk kishim dijeni". ***Nga dokumentat origjinale që disponon gazeta "Shekulli", drejtuesit ushtarakë dhe civilë në Ministrinë e Mbrotjes kanë qenë në dijeni të këtij fakti, por që nuk kanë bërë asnjë veprim deri në ditën e katrastofës më të madhe në vend, ku ende nuk ka një bilanc të saktë të viktimave.Nuk janë vetëm punëtorët që dëshmojnë një gjë të tillë, por edhedokumentatzyrtare për praktikat që janë ndjekur në ndërtimin e fabrikës në Gërdec. Drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes kanë qenë në dijeni që në fabrikën e Gërdecit nuk ka patur asnjëperson që të garantonte zbatimin e kushteve teknike të demontimit të municioneve si dhe mbrojtjen e tonelatave të rrezikshme të municionit. Në bazë të dokumentacioneve që disponojmë, me të cilat janë njohur edhe nivelet më të larta të qeverisë, në tetor të vitit 2007, Komanda e Forcave të Bashkuara ka hequr dorë „de-jure" nga sigurimi i fabrikës së Gërdecit. E gjithë praktika ligjore ekziston në zyrën e ish- ministrit të Mbrojtjes, i cili nuk ka reaguar edhe pse repartet e specializuara të ushtrisë tërhiqen për të garantuar sigurinë në procesin e demontimit të municioneve në fabrikën e Gërdecit. ***
Në bazë të shkresës me datë 25 tetor2007thuhet se MEICO ka organizuarshërbimin e ruajtjes sërajonit të Gërdecitdhe të objekteve që ndodhen brenda saj me kapacitetet e veta. Një shkresë kjo sa absurde aq edhe antiligjore, duke patur parasysh misionin e kësaj ndërmarrjeje, ndërkohë që për kapacitet as që bëhet fjalë, pasi stafi i kësaj ndërmarrjeje është i përbërë nga tetë persona, të gjithë civilë.Edhe pse punëtorët e fabrikës kanë pohuar se nuk kanë parë këmbë ushtaraku që prej fillimit të punës në Gërdec, me letra,Komanda e Forcave të Bashkuara është tërhequr nga ruajtja e fabrikës së Gërdecit, detyrë për të cilën ishtengarkuar pas urdhërit të lëshuar nga ish -ministri Mediume numër 550. dt 25.04.2007, dy muaj para nëshkrimit të kontratës me firmën SAC. Në shkresën nr 8433/2që mban datën26 dhjetor 2004, Komanda e Forcave të Bashkuaravë në dijeni krerët e Ministrisë së Mbrotjes se e katë pamundurtë sigurojë rajonin e Gërdecit. Argumentimi i Komandës së Forcave të Armatosura, (të paktën në dokumenta, pasi asnjë ditë nuk është marrë me sigurinë e fabrikës) ështënë zbatim të urdhërit të Ministrit të Mbrotjesme nr. 1800 datë 22.10.2007që KFB t'i dorëzonte ndërmarjes MEICO me dokumentacion të regullt pronën nr 126 dhe komponentëtpërbërës të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›