E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, ja çmimet e reja të trojeve

Qeveria synon përmes vendimit të rishikuar, përafrimin e çmimit të trojeve me vlerën e tregut

TIRANË- Këshilli i Ministrave miratoi dje çmimet e trojeve urbane, brenda vijës së verdhë të të gjithë qyteteve, në të dymbëdhjetë qarqet. Anëtarët e kabinetit qeveritar e kanë kaluar gjithë hartën e çmimeve vetëm për pak minuta, në fund të mbledhjes, duke i dhënë mbështetjen e plotë grupit të punës që u mor pikërisht me këtë çështje. Qëllimi i këtij vendimi, të rishikuar tashmë, është përditësimi i vlerave të tokës dhe përafrimi i tyre sa më i mundshëm me vlerën e tregut. Ndaj, dhe qeveria, në rast se do t’u referohemi çmimeve në Tiranë, duket se është treguar më dorëlëshuar, duke rritur vlerën në disa zona, dhe duke e përafruar atë me çmimet e tregut. Kështu, një ndër zonat më të pasura, konkretisht, zona që prek Piramidën, Stadiumin “Qemal Stafa”, apo edhe zona tjetër ish-Blloku, Libri Universitar, Vodafone, janë vlerësuar sipas çmimit të tregut, me 180.000 lekë /m2. Edhe zona e Stadiumit “Selman Stërmasi”, Shushica, Liqeni, Pazari i ri, 9-katshet, Shkolla “Avni Rustemi”, Rr. “Myslym Shyri”, Drejtoria e Policisë, Kisha Katolike dhe Lidhja e Shkrimtarëve, janë vlerësuar me çmim më të lartë nga sa më parë. Krijimi i hartës së vlerës për të gjithë territorin, krijoi mundësinë e shikimit të vlerës në tërësi, si dhe krahasimin e vlerave ndërmjet rajoneve të veçanta. Rishikimi i çmimeve është llogaritur duke u bazuar në metodikën e miratuar me vendim të Kuvendit “Për miratimin e metodikës për vlerësimin e pronës së paluajtshme që kompensohet dhe asaj që do të shërbejë për kompensim”. Llogaritja e çmimit të trojeve, është bazuar në çmimin e banesave dhe transaksionet e këmbimit të truallit me përqindje të ndërtimit. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, për hartat ku janë të përcaktuara zonat e vlerësimit të tokës, do të shërbejnë ato të miratuara me vendimet e Këshillit të Ministrave që lidhen me miratimin e çmimeve të trojeve, për qarqet e Beratit, Gjirokastrës, Vlorës e të Dibrës, si dhe qytetet Bulqizë, Burrel, Klos dhe Vlorë, qarqet e Lezhës, Dibrës, Korçës dhe Kukësit, Fierit, Elbasanit, Tiranës, Vlorës Durrësit dhe Shkodrës. Për zbatimin e këtij vendimi, do tëngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Drejtoria e Shitjes dhe Administrimit të Pronave Publike.KLASIFIKIMI I ZONAVE SIPAS RIGRUPIMIT

Shënim:

•Vlerat e treguara janë sipas VKM nr. 139, datë 13.2.2008 (Legjenda e hartës së vlerës)

•Renditja e zonave është në rritje të çmimit dhe errësimit të ngjyrës së hartës

•Kufiri i vlerave është i rrumbullakuar

I

Zona 11/3 – Laprakë, Dogana, Spitali Ustarak, Bregu i lumit, Fushë Mëzez, Don Bosko

Zona 6 – Shkolla Teknologjike, Kombinati, Vaqar, Selitë, Yzberish, Sharrë

Zona 3/2 – Porcelani, IKV, Kinostudio, Rr. “Hoxha Tahsin”, Lana e vjetër, Fshati Linxë

Zona 1/2 – Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, Fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk

Zona 4/2 – Allias, Rr. “Njazi Meka”, Bregu i lumit, Alliasi i ri, Rr. Myslym Keta”, “5 Maji”

Zona 4/1 – Kompleksi i spitaleve, SIK, Oxhaku, Alliasi i ri, Fshati Tufinë.

Çmimi 20.000 – 25.000 lek / m2

II

Zona 5/4 – Hotel “Diplomat”, Blloku “Vasil Shanto”, Selitë e Vogël

Zona 3/1 – Xhamllëku, Profarma, Rr. Bardhyl”, Rr. Kongresi i Manastirit”, Bulevardi “Zhan D’Ark”

Zona 9/3 – Rr. “Don Bosko”, Fabrika e Këpucëve, Bregu i lumit, Politeknikumi, Rr. “Siri Kodra”

Zona 7/3 – NSHRAK, Parku i Ministrisë Brendshme, Furra Bukës

Zona 2/5 – Qyteti Studenti, Fakulteti Ekonomik, Varrezat e Dëshmorëve, Sauk, Selitë

Zona 11/2 – Ferluti, Ish Uzina “Tirana”, FIAT

Zona 7/4 – Unaza e re, Fabrika e Miellit, Ish Fusha Aviacionit, Yzberish

Zona 1/1 – Kinema “Ali Demi”, Fusha Sportit, Fshati Shkozë, Depo e Ujit

Çmimi 25.000 – 30.000 lek / m2

III

Zona 8/2 – Medreseja, Farmacia 10, Tregu industrial

Zona 5/3 – Kopshti Botanik, Rr. “Komuna e Parisit”, Liqeni Artificial

Zona 11/1 – Zogu i Zi, Shkolla e Partisë

Çmimi 30.000 – 35.000 lek / m2

IV

Zona 8/3 – Tregu industrial, Fabrika “Ajka”, Uzina “Dinamo”, Bregu i lumit

Zona 2/3 – Ministria Jashtme, Ambulanca 1, Brryli

Zona 7/2 – Blloku Ambasadave, Fakulteti Inxhinjerisë së Mdërtimit

Zona 2/4 – Shkolla e Baletit, Ambasada Amerikane

Zona 8/1 – Selvia, Gjimnazi “Partizani”, Tafajt

Zona 10/3 – Blloku Ambasadave, Rr. “Durrësit”, Prokuroria

Zona 9/2 – Stacioni Trenit, Arkiva, ZRPP, Politeknikumi

Çmimi 26.000 – 40.000 lek / m2

V

Zona 9/1 – Piazza, Gazeta “Zëri i Popullit”, Gjimnazi “Sami Frashëri”, Stacioni i trenit

Zona 7/1 – Gjykata e Rrethit, Ish Ekspozita “Shqipëria Sot”

Çmimi 43.000 lek / m2

VI

Parku

Zona 5/2 – Stadiumi “Selman Stërmasi”, Shushica, Liqeni

Zona 2/2 – Pazari i ri, 9-katshet, Shkolla “Avni Rustemi”

Zona 10/2 – Rr. “Myslym Shyri”, Drejtoria e Policisë, Kisha Katolike

Zona 10/1 – PTT, TELECOM, Lidhja e Shkrimtarëve

Çmimi sipas tregut 120.0000 lek / m2

VII

Zona 2/1 – Piramida, Stadiumi “Qemal Stafa”

Zona 5/1 – Ish blloku, Libri Universitar, Vodafone

Çmimi sipas tregut 180.000 lek / m2 Nisma, Berisha rikthen letrat me vlere

TIRANË- “Do të rikthehet sërish përdorimi i letrave me vlerë”. Këtë e ka deklaruar dje kryeministri Sali Berisha sipas të cilit letrat me vlerë do ti japin të drejtën pronarëve për të parablerë me to një objekt të nxjerrë në privatizim. Në mbledhjen e radhës së qeverisë, Berisha, ka trajtuar çështjen e letrave me vlerë. “Në vitin ’95, janë emetuar letrat me vlerë, me të cilat qeveria dhe mazhoranca e asaj kohe synonte të bënte një lloj shpërndarje të pasurisë kombëtare nëpërmjet një bonusi të caktuar për çdo qytetar mbi moshën 18 vjeç. Kriza e thellë financiare, rebelimi i vitit ’97, sistemi kleptokratik që u vendos pas vitit ’97 i bëri ato inekzistente. Kanë kaluar rreth 13 vjet nga ajo periudhë. Qeveria dhe mazhoranca ka pasur një zotim se nuk do t’i mohojë ato, por se do të gjejë mënyrën e trajtimit. Në vitin e emetimit të tyre, për arsye jo të qëndrueshme, por më shumë si një jehonë, ato imituan lekët e privatizimit, ndërkohë që lekët e privatizimit, faktikisht, ishin lekë me destinacion privatizimin dhe që do të dëmshpërblenin ditën e vuajtjes në burg, në përputhje me ligjine kohës. Bonot e privatizimit në asnjë vend dhe në asnjë rast nuk janë cilësuar si lekë. Sidoqoftë, ne duhet të fillojmë të hapim siparin e përdorimit të tyre”- u shpreh Kryeministri. Duke garantuar se kjo masë nuk ka efekte negative në funksionalitetin e ekonomisë,Kryeministri theksoi se futja në përdorimin e letrave me vlerë do të bëhet gradualisht dhe hap pas hapi. “Gjykoj se është e dobishme dhe e domosdoshme të hidhet hapi i parë. Nuk mund të ecet në mënyrë tjetër përveçse hap pas hapi, sepse vetë situata financiare botërore nuk lejon asnjë lloj eksperimenti, por imponon rigorozitet, hapa të matura e të studiuara dhe unë kam shumë bindje se vendimi për t’u dhënë të drejtën pronarëve për të parablerë me letra me vlerë nuk do të ketë asnjë efekt negativ në funksionalitetin ekonomik të vendit, por, përkundrazi, do t’u lehtësojë barrën një shtrese, e cila e meriton plotësisht. Fillimi i procedurave, monitorimi, eksperienca e krijuar do të na mësojë për hapin e dytë, të tretë, të katërt e me radhë”- tha ai. Kryeministri gjithashtu theksoi se letrat me vlerë nuk duhet të konsiderohen lekë, por do të përdoren për të blerë objekte në proporcion me vlerën e saj dhe se qeveria do të studiojw të gjitha mundësitë e përdorimit në mënyrë të proporcionuar të tyre, por nuk bëhet fjalë për lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›