Vendimi, lamtumire infermiereve pa diplome
Diploma e shkolles se larte do te jete nje nga kriteret kryesore per punesimin e infermiereve dhe ndihmes mjekeve. Sipas Ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka diploma e shkolle se larte do te jete nje nga standardet kryesore per punesimin e personelit mjekesor. Nderkohe, pervec diplomes infermiereve do u merren parasysh edhe kualifikimet qe kane kryer si jashte ashtu edhe ne vend. Nje nga kriteret e tjera per punesim do te jete edhe gjuha e huaj si dhe nota mesatare e mbarimit te fakultetit. “Diploma e personelit mjekesor sidomos atij te mesem do te jete nje nga kriteret kryesore per punesim. Ky eshte nje standard qe duhet te zbatohet pasi do te jete edhe nje nga objektivat e vitit 2008 per Ministrine e Shendetesise”, eshte shprehur Ndoka. Sipas tij, do te jete nje komision i vecante, i cili do te merret me matjen dhe formimin profesional te infermiereve.
Nderkohe infermieret e vjeter te cilet kane perfunduar kurset 2 vjecare apo 9 mujore do te vazhdojne te punojne. Por infermiere te cilet kane keto vite shkollimi dhe formimi nese aktualisht jane pa pune dhe kerkojne te punesohen nuk e kane kete mundesi. Sipas nje vendimi te marre nga Ministra e Shendetesise pas hapjes se shkolles se larte te infermierise ne vitin ’96 pas ketij viti nuk mund te punesohen infermiere qe nuk kane arsimin perkates. Kur u krijua shkolla e infermiereve eshte marre nje vendim ku ne QSUT nuk keshillohet me rekrutimi i personelit qe nuk ka diplomen e Fakultetit te Infermierise. Neper spitale nuk keshillohet rekrutim te personelit qe nuk ka diplome te fakultetit. “Praktikisht kjo kategori personeli, pa diplome nga ana profesionale jane shume te afte, dhe kane nje eksperience pasi e kane bere shkollen nga praktika, dhe mendohet qe kjo kategori do te shkoje vete drejt seleksionimit, pasi nuk do te merren ne pune keta persona qe nuk kane kualifikimet e duhura” pohojne burimet nga Ministra e Shendetesise.