Ndihmesa e Japonise per Kosoven
Perandoria japoneze ka ne plan te ndihmoje Kosoven ne kuadrin e paqes dhe stabilitetit atje dhe ne rajon. Pohimin e beri dje kryeministri Sali Berisha pas vizites se tij ne Japoni. Ai pranoi se i kishte kerkuar zyrtareve te Tokios qe te shqyrtohen mundesite e dhenies se nje ndihme per Kosoven. Berisha shtoi se “ceshtja e Kosoves ishte nje nga temat me kryesore gjate takimeve te zhvilluara ne kuader te vizites se tij ne Japoni”. Ai pohoi dhe faktin se nje numer zyrtaresh japoneze kishin vizituar dhe e njihnin Kosoven. “Japonia eshte nje nga donatoret me kryesore ne bote, dhe ne kete drejtim une bera thirrje qe te shqyrtojne mundesite e nje ndihme rajonale, e nje ndihme per Kosoven", deklaroi Kryeministri. Ne kete pike, shefi i qeverise deklaroi se do te zhvillohet nje Konference donatoresh per Kosoven, ku Japonia do te jape kontributin e saj".