E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kosova, atdheu i te gjithe qytetareve te saj"

RUBOVC - Kryeministri kosovar, Hashim Thaci, deklaroi dje se Kosova eshte "atdheu i te gjithe qytetareve te saj", gjate nje vizite te dyte ne hapesiren e pese diteve ne nje familje serbe ne fshatin e Rubovcit, 35 kilometra ne jug te Prishtines. "Ne po krijojme nje realitet te ri dhe nje perspektive, ne do ta mbyllim kapitullin e te shkuares dhe do te hapim kapitullin e te ardhmes, Kosova eshte atdheu i te gjithe qytetareve te saj", - deklaroi Thaci.
Shefi i qeverise po viziton per here te dyte brenda pese ditesh familjen serbe Slavkovic ne Rubovc dhe dje, sikunder premtoi ne takimin e pare, i dhuroi nje traktor me rimorkio kesaj familjeje me nente femije. "Ne do te punojme per te gjithe qytetaret, pavaresisht nga perkatesia e tyre etnike”, siguroi Thaci, duke shtuar: “Kosova do te jete vendi qe do te ofroje mundesi te barabarta per te gjithe, dite shprese na presin perpara dhe jo dite frike dhe paniku".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›