E Shtunë, 31 Tetor 2026

zhduken humbjet ne rrjet dhe afrofeja

Moria e problemeve qe ka energjia ne shkalle kombetare, po sheh reduktim ne rajonin e Elbasanit, pasi vitet e fundit eshte arritur te realizohet eliminim masiv i humbjeve ne rrjetin e shperndarjes. Drejtori i Divizionit te shperndarjes se energjise elektrike Elbasan, inxhinier Artan Topi, ne nje bisede me “Koha Jone”, thekson se “Elbasani eshte kthyer ne nje nga zonat etalon te administrimit dhe shperndarjes se energjise ne shkalle vendi”.
Ju kemi marre vleresime per kthimin e Elbasanit ne rajon model per administrim e shperndarje te energjise elektrike ne shkalle vendi. Si eshte realizuar kjo?
Mendoj se gjithcka eshte arritur pas nje pune sistematike, te studiuar dhe te bazuar ne ligj. Sigurisht qe nuk ka qene e lehte qe te arrihet deri ketu. Eshte nje staf i tere i cili ka pasur nje synim: Te disiplinoje perfundimisht administrimin dhe shperndarjen e energjise sipas standardeve te kohes.
Cilat jane ndryshimet qe ka pesuar sistemi i shperndarjes se energjise ne kete zone dhe cili eshte ndikimi te qytetaret te cilet ashtu si ne te gjithe vendin, jane perballur me kufizime dritash sidomos per shkak te mbingarkesave ne rrjet?
Gjate viteve 2005-2007 perfundoi shtrirja e rrjetit 20 kilovolt ne te gjithe qytetin e Elbasanit. Kjo ka sjelle nje situate te re ne qytet. Nese rendom vitet e kaluara, ne Elbasan si dhe ne tere vendin mbingarkesa ka qene ceshtje kyce per kufizimet e energjise, tani ky problem nuk ekziston me. Shtrirja e rrjetit dhe ndertimi i kabinave te reja ka zgjidhur perfundimisht ceshtjen e perballimit te ngarkeses ne rrjet.
Duke mbetur ne kete argument, cfare investimesh te tjera jane kryer dhe sa kane ndikuar ne permiresimin e furnizimit me energji elektrike?
Duke u nisur edhe nga situata e veshtire energjetike me te cilen eshte perballur vendi gjate viteve te fundit, stafi i zones se shperndarjes se energjise ne Elbasan i vuri qellim vetes qe te arrije me te miren. Organizuam punen dhe te mbeshtetur edhe nga investimet jemi ne nivele qe ndodhemi sot. Nderkohe qe u be shtrirja e rrjetit 20 kilovolt, jane rikonstruktuar te gjitha kabinat elektrike. Krahas ketij investimi madhor kemi rikonstruktuar edhe godina dhe ambiente te tjera ne sherbim te mbarevajtjes se punes. Investime te tilla jane shtrire ne Elbasan, Librazhd, Gramsh, Peqin, Belsh dhe Cerrik. Desha te theksoj ne menyre te vecante investimet e kryera ne zonat informale te qytetit ne linjat e tensionit te ulet dhe te larte.
Nje ceshtje tjeter me interes per qytetaret eshte nese kryhet faturim afrofe ne zonen e Elbasanit?
Ne zonen e shperndarjes se energjise ne Elbasan eshte zhdukur plotesisht faturimi afrofe. Ne kemi kryer investime ne sistemin e matesve dhe te gjithe paguajne aq sa harxhojne
Ne konstatojme si media, se ka pasur edhe raste te pakenaqesive nga qytetaret lidhur me faturimet dhe abuzimet e punonjesve te elektrikut. Cfare masash keni marre si ndermarrje dhe a keni realizuar ju nje reforme ne funksion te permiresimit te punes?
Eshte e vertete qe ka pasur edhe fenomene te tilla nga punonjes te caktuar. Ne jemi ndalur vecanerisht ne kete drejtim. Gjate viteve 2005-2007 jane larguar nga puna 205 punonjes. Jane ndeshkuar me masa disiplinore 167 vete dhe mes tyre ka paralajmerime per perjashtim nga detyra.
Per te vijuar me pjesen e fundit te pyetjes suaj, me duhet te pohoj se reforma dhe venia para pergjegjesise e punonjesve te korruptuar kane qene sfida te tjera me te cilat eshte perballur kjo zone deri ne arritjen e rezultateve te tanishme. Reforma eshte bazuar ne kriteret tekniko profesionale dhe ketu une mund t’ju deklaroj disa shifra. Keshtu gjate vitit 2005 kishim 42% humbje dhe 89% arketime; ne vitin 2006, 32% humbje dhe 98% arketime, ndersa gjate vitit 2007 ne ulem humbjet ne 27.2% dhe rritem arketimet ne masen 106.5%.
Nje argument tjeter eshte dhe vjedhja e energjise nga abonentet, ju keni hasur te tille dhe c’masa keni marre.
Ne te vertete ka pasur raste te klienteve te cilet jane konstatuar nga kontrollet e institucionit qe drejto, se jane perpjekur dhe kane rilidhur energjine elektrike. Kemi konstatuar madje dhe persona qe kane vjedhur ne menyre te perseritur dhe qe kane kundershtuar te paguajne faturat. Ne keto kushte, ne kemi kryer kallezime penale, konform ligjeve ne fuqi.
Nje pyetje e fundit: Me cfare problematike perballet aktualisht ndermarrja juaj?
Lidhet pjeserisht me pyetjen tuaj pararendese, pra per perballjen me gjyqesorin. Moseficenca e gjykatave, qe lidhet me marrjen e vendimeve gjyqesore jo korrekte ndaj personave te larguar. Ende duhet te persoset ndergjegjesimi i qytetareve per pagesat e faturave ne kohe dhe mosabuzimi i tyre duke shperdoruar energjine elektrike. Sakaq, mendoj se moseficenca e mjeteve te amortizuara eshte nje tjeter pengese. Megjithate mendojme se keto problematika jane te kalueshme dhe shpresoj se do te jemi akoma me mire per vitin ne vazhdim.
Bisedo: Fatos Salliu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›