Konferenca e Munihut, lobing per Kosoven
Ministri shqiptar i puneve te jashtme, Lulzim Basha, shfrytezoi rastin ne Konferencen e Munihut fundjaven qe u mbyll, per te bere lobing mbi anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe ceshtjen e Kosoves. Pergatitjet e Shqiperise per anetaresimin ne NATO ne prag te Samitit te Bukureshtit, situata ne rajon dhe finalizimi i pritshem i statusit te Kosoves ishin temat kryesore te trajtuara gjate ketyre takimeve. Basha tha se mori mbeshtetje te plote per objektivin e Shqiperise per marrjen e fteses per anetaresimin ne NATO ne Samitin e Bukureshtit, si dhe vleresime per reformat e ndermarra nga Shqiperia ne fushat e sigurise, te ekonomise dhe politike.
“Duke vleresuar lart rolin e Shqiperise se faktor stabiliteti ne rajon dhe politiken e jashtme konstruktive te vendit tone, bashkebiseduesit ndane mendimin se rajoni ndodhet para sfidave dhe momenteve shume te rendesishme per te ardhmen evropiane dhe euroatlantike, sic eshte pavaresia e Kosoves, si dhe zgjerimi i metejshem i NATO-s ne Evropen Juglindore”, - deklaroi zyra e shtypit e MPJ.
Nderkohe, duke folur per radion Dojce Vele, Basha tha se “procesi i shpalljes se pavaresise eshte ne perfundim dhe tani po fokusohemi ne proceset qe vijne pas pavaresimit qe kane te bejne kryesisht me momentin e njohjes dhe pastaj me sfida te tjera qe kane te bejne me integrimin e Kosoves ne Evrope dhe ne NATO”. Ministri u takua dhe me ministrin e jashtem te Sllovakise, Kubish. Duke pohuar se lobingu eshte dimension i pandare i diplomacise, ai argumentoi se “tete jave para takimit te Bukureshtit dhe shume shpejt para perfundimit te statusit te Kosoves, takime te tilla me partneret tane jane shume te rendesishme per te koordinuar pozicionet tona dhe per te planifikuar hapat per me tej”.
Forumi vjetor i Politikave te Sigurise ne Munih konsiderohet si mbledhja me e
rendesishme e nivelit te larte mbi ceshtjet strategjike te sigurise ne rajonin
euroatlantik dhe ne bote.