Vendimi për Beratin, PS "sulmon" ashpër KQZ-në
“Vendimi i shumicës së KQZ për të mos lejuar transparencën mbi procesin zgjedhor të Beratit, duke shkelur haptazi ligjin dhe dhunuar të drejtën tonë ligjore për rivlerësimin e fletëve të pavlefshme e për numërimin e një sërë kutish të dyshuara në atë qark, përbën një shprehje kuptimplotë jo vetëm të frikës që ka Sali Berisha nga zbardhja e krimit elektoral të 28 qershorit, po edhe të gjendjes kritike të demokracisë sonë pas 28 qershorit”-tha zëdhënësja Armela Imeraj. Ajo shtoi se ligji ia jep të drejtën për të kërkuar transparencë të plotë, teksa ka akuzuar anëtarët e djathtë në KQZ, duke i vlerësuar si ushtarë të Sali Berishës.
“Mohimi i kësaj të drejte themelore na bind edhe më shumë në drejtësinë e qëndrimit tonë për të mos i njohur zgjedhjet nëqoftëse rezultati i tyre është i imponuar në kundërshtim me vullnetin e popullit sovran e me ligjin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Ashtu sikundër, kjo e drejtë e mohuar forcërisht nga një kryeministër që nuk i ka votat e shqiptarëve për një mandat të dytë, e vendos forcërisht opozitën në detyrimin për të kërkuar me çdo mjet demokratik atë që sot iu mohua me mjete antidemokratike”-vijoi më tej zëdhënësja.
Më tej, Imeraj ka deklaruar se Partia Socialiste nuk mund të zmbrapset në detyrimin e saj për të mbrojtur liri e të drejta shqiptarësh që as na i ka dhënë e as na i merr dot Sali Berisha.