Shqiptaret reagojne ndaj MASH
Sefer Tahiri
Organizata joqeveritare "Realiteti" merr nismen per vleresimin e kushtetutshmerise se vendimit te ministrit te Arsimit, Nikolla Todorov, qe nxenesit shqiptare te mesojne gjuhen maqedonase nga klasa e pare. Sipas kryetarit te Organizates Joqeveritare "Realiteti", Valon Bela, ky vendim shkel Kushtetuten dhe Ligjin per arsimin fillor. "Ky vendim qeveritar thyen rende kushtetutshmerine dhe ligjshmerine ne republiken e vendit, gjegjesisht nenin 8 te Kushtetutes ku thote dominimi i ligjshmerise ne shtet dhe ndarja e pushteteve, do te thote ketu kemi perzierje te ekzekutivit ne pozicionin e ligjvenesit". "Pra, ballafaqohemi me nje situate ku vete ministri nuk e respekton ligjin, sidomos ate per arsim fillor", thote Bela. Por, ministri i Arsimit, Nikolla Todorov, edhe nje here thekson qendrimin e tij se gjuha maqedonase duhet mesuar nga klasa e pare, per shkak se ajo ne Maqedoni eshte gjuhe zyrtare. "Eshte e pakuptimte per mua qe te mesohet gjuha maqedonase nga klasa e trete ose e katert, ndersa gjuha angleze te mesohet nga klasa e pare, ne nje shtet ku gjuhe zyrtare ne gjithe territorin eshte gjuha maqedonase", thekson Todorov. Ndryshe nga VMRO-DPMNE-ja, nga radhet e se ciles vjen ministri i Arsimit, thote se mendon Bashkimi Demokratik per Integrim ne pushtet. Kjo parti kerkon respektimin e Ligjit per arsimin fillor, per sa i perket mesimit te maqedonishtes ne shkolla dhe jo vendimin e Ministrise se Arsimit qe maqedonishtja te mesohet nga klasa e pare. Deputeti i BDI-se, Safet Neziri, i ben thirrje ministrit qe ta rishqyrtoje vendimin. "Ministri Nikolla Todorov te ulet te bisedoje me faktore relevante te sferes se arsimit, per nje zgjidhje te perbashket, qe te mos demtohet asnjera pale". "Perndryshe, ky eshte vendim i ministrit, ndersa ne fuqi, ne Ligjin per arsimin fillor eshte lenda: gjuha maqedonase prej klases se trete ose te katert, varesisht se shkolla eshte tetevjecare apo nentevjecare", shprehet Neziri. Ndersa, Lidhja e Arsimtareve Shqiptare vlereson se vendimi i ministrit paraqet akt me motive politike. Kryetari i Lidhjes, Dardhishta, fton ministrin qe ta anuloje vendimin. "Kerkojme qe t'i permbahet edhe deklarates qe e kemi nenshkruar bashke per depolitizim, t'i permbahet edhe Ligjit per arsim fillor dhe t'i permbahet vullnetit te prinderve dhe nxenesve". "Shqiptaret nuk e bojkotojne maqedonishten, shqiptaret e mesojne prej klases se katert. Ne qofte se kerkojne me force qe maqedonishtja te vihet ne klase te pare, mund t'ju ndodhe e kunderta", thote Dardhishta. Sipas Ligjit per arsim fillor qe eshte ne fuqi, mesimi i gjuhes maqedonase per nxenesit shqiptare duhet te filloje nga klasa e katert. RFE