E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendorët nismë për parandalimin e canabis sativa

20/05/2010 Takim sensibilizues në prefekturën Fier

FIER- Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier ka ndërmarrë një fushatë të gjerë sensibilizuese për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Në takimin e zgjeruar në sallën e mbledhjeve në prefekturën Fier, merrnin pjesë përfaqësues të pushtetit lokal nga prefektura Fier dhe vet prefekti Bujar Hasaj nga Drejtoria e Policisë së qarkut Fier etj. Kreu i bashkisë Fier Baftjar Zeqaj ka garantuar strukturat e policisë së Fierit se Policia Bashkiake do të bëjë të pamundurën për të parandaluar kultivimin e bimës narkotike canabis sativa, ndërkohë që shefi i antidrogës në policinë fierake ka kërkuar që bashkëpunimi i strukturave të policisë dhe njësive të pushtetit lokal të jetë i suksesshëm. Takimi i radhës u zhvillua mesditën e sotme në Bashkinë Fier me pjesëmarrjen e drejtuesve të departamenteve, si dhe të drejtuesve të njësive administrative. Qëllimi ynë është që luftën kundër narkotikëve ta fillojmë që në fazën e kultivimit”,-u shpreh Shefi i Sektorit të Luftës kundër Drogës në DPQ Fier, Gramoz Cjapi. “Ne kemi bërë takime me të gjitha strukturat e njësive vendore sidomos në zonat rurale dhe kemi hartuar një plan të gjerë masash, të cilat do t’i thonë “stop” kultivimit të bimës narkotike”,-ka thënë Cjapi. Ky plan masash do të kalojë nëpër 3 faza. Ne aktualisht jemi në fazën e parë në përfundim të saj, e cila konsiston në sensibilizimin e komunitetit për moskultivimin e bimës narkotike. Ne kemi bërë takime të zgjeruara me fermerë, krerë të komunave të mëdha dhe dikur problematike në Fier, si p.sh. e Cakranit dhe na kanë ngelur takime vetëm në 2 njësitë e mëdha Bashkia Fier dhe Lushnjë, pasi këtu në fakt ka pasur më shumë probleme dhe me dinamikë më të madhe”.

Takime sensibilizuese me komunitetin dhe institucionet shtetërore në luftë kundër kultivimit të bimëve narkotike canabis sativa vijnë sidomos në atë periudhë kur ka tentativa të personave të ndryshëm për mbjelljen dhe kultivimin e bimëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›