“Festivalet kërkojnë mund, por janë ura të domosdoshme”
20/05/2010 Rada Djurcin, mike e Bekim Femiut dhe e Shqipërisë
Korçë- Aktorja nga Beogradi, Rada Djurcin, është anëtare e jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës, “Albamono -2010” në Korçë. Por jo vetëm kaq, ajo është një nga artistet më me famë në vendin e saj dhe më gjerë, mike e aktorit të madh Bekim Femiu, me të cilin ka pasur mjaft role gjatë jetës së saj artistike dhe njëkohësisht mikeshë e ngushtë e bashkëshortes së Femiut, me të cilën aktualisht janë duke përgatitur shfaqjen “Tre motra”, bazuar mbi veprën e Çehovit, ku merr pjesë gjenerata më e vjetër e aktorëve. Rada Djurcin është dhe anëtare e Teatrit Dramatik të Jugosllavisë. Karriera e saj shtrihet gati në vitet e një gjysmë shekulli. Ka luajtur në të gjitha teatrot e Beogradit dhe ka pasur turne në të gjithë vendet e Evropës në SHBA, Kanada dhe në vende të tjera. Loja e saj është ndjekur në teatër, filma, televizion, madje edhe në radio. Aktualisht luan në 5 teatro të Beogradit, ku përveç “Tre motrave” përgatitet për të luajtur edhe në rolin e Kokoshanell, që ka qenë ikonë e modës së vjetër, por në të njëjtën kohë Djurcin po luan edhe në një film serial televiziv të titulluar: “Vajza krihet dhe fshati digjet”. Djurcin tashmë njihet edhe si mike e Shqipërisë, duke qenë tre herë radhazi pjesëmarrëse në festivalin e Monodramës, si anëtare e jurisë, ajo dha vlerësimin e vet për këtë festival.
“Dy gjëra janë për t’u theksuar, tha Djurcin, festivalet, dhe në përgjithësi njerëzit e artit, duke i zhvilluar ato, tregojnë që e mbështetin artin, e çojnë më tej atë. Dhe e dyta festivalet u mundësojnë njerëzve të takojnë njëri-tjetrin dhe të shërbejnë si ura lidhjeje midis vendeve që ata përfaqësojnë. Këtë gjë po e bën shumë mirë Korça. Ja, kjo është arsyeja që unë e kam takuar Dhimitër Orgockën në dy festivale: së pari në Ukrainë, në Kiev; dhe së dyti, në Hoteshevo, në Maqedoni. Ne shumë shpejt u bëmë miq, unë e respektoj atë, veçanërisht si një aktor të madh, si një drejtor dhe një organizator, sepse e kam parë në shfaqet e tij dhe mbi të gjithë është një njeri shumë i mirë.
Pas njohjes që patëm, ai më ftoi në Korçë si aktore, kështu unë pata mundësi të shihja vendlindjen e tuaj dhe natyrisht të takoja krahun e djathtë të Orgockës, zotin Kondili. E pra, festivalet janë ura lidhëse mes njerëzve dhe vendeve. Përmes këtij festivali, ne po njohim vlerat kulturore turistike të Korçës. Nuk kam për ta harruar kurrë. Unë pata rastin që të luaja shfaqen time të parë, kur erdha në Korçë, në një kishë në Voskopojë ishte një shfaqje e bazuar në një vepër të Dostojvskit “Krimi dhe ndëshkimi”, por në të vërtetë ka qenë diçka që unë kurrë nuk do ta harroj në jetën time atë shfaqje që e dhashë në kishë dhe publiku ishte aty. Për mua do të mbetet e paharrueshme, por kjo ndihmon edhe për njohjen e vlerave kulturore”.
Thekson se nuk është e lehtë të organizosh një festival, por “Korça ka munduar t’ia dalë mbanë”. “Natyrisht ne luftojmë shumë që të organizojmë festivalet, sepse kuptohet sa të vështira janë, sa mund dhe sakrifica duan, dhe unë këtë e kam parë këtu, edhe me Orgockën, se sa fort punon ai dhe stafi i tij, sepse që një festival të bëhet internacional kërkohet së pari që të sjellësh aktorë nga vende të ndryshme të botës etj. Pa këtë përkushtim ky festival nuk do të hynte në edicionin e tij të 5-të. Unë këtu vij për herë të tretë, herën e parë si aktore dhe dy herë si anëtare jurie, së bashku me Nina Mazur, një vit më parë kam qenë edhe me mikun tim, Ahmet Jakupin”. Por festivalet të japin edhe një mundësi tjetër. “Pas shfaqjeve, kemi pasur mjaft diskutime, të cilat kanë qenë me vlerë. Takime të tilla na bëjnë të kuptojmë se çfarë ndodh me artin, fjala vjen në Greqi, Maqedoni, Serbi, Greqi, Itali apo nga cilido vend që janë pjesëmarrësit. Është shumë e rëndësishme që ne të dëgjojmë edhe opinionin e secilit. Kjo na ndihmon për të rekomanduar artistët që do të marrin pjesë në festival dhe të japim mbështetje për gjithçka që është e mirë”.