Vendorët, ulen fondet për vitin që vjen
Buxheti i pushtetit vendor për vitin 2012 do jetë jo vetëm më i ulët se viti aktual, por edhe më i vogël se 2010-ta. Duke iu referuar shifrave te projektbuxhetit për vitin e ardhshëm është parashikuar qe shpenzimet totale për pushtin lokal te jene 29.5 miliard leke, ndërsa ne vitin 2010 ato arrinin ne 30.7 miliardë. Gjate prezantimit te buxhetit ne komisionin e ekonomisë, ministri Ridvan Bode u shpreh se bashkite dhe komunat keqadministrojnë paratë, duke i përqendruar shpenzimet për pagat dhe rritjen personelit ne administratën lokale. Ndaj ne ligjin e ri për buxhetin, bashkive u është ulur me 5% përdorimi fondit te pagave, ndërsa komunat nuk janë prekur nga ky ndryshim. Nga ana tjetër, qeveria nuk u ka lënë me dore te lire vendoreve për t’i shpenzuar si duan fondet. Ajo i ka vene kusht pushtetit lokal qe jo me pak se 10 % e granteve te pakushtëzuara qe qeveria u jep vendoreve, te kalojnë për gjelbërim. Një nga taksat qe mund te konsiderohet e dështuar ne pushtetin lokal është ajo e pasurisë, ku çdo familje paguan një shume simbolike ne vit për banesën e saj. Ndonëse u vendos me kusht qe nuk do te lëshoheshin certifikata pa paguar me pare te gjitha taksat, edhe një mase e tille nuk solli mbledhjen e saj duke bere qe te mbetet ne nivele minimale.