E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran: Akuzohen SHBA-të dhe Britania

Forcat e Armatosura të Iranit kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, për involvim në sulmin kundër Gardës Revolucionare dhe janë kërcënuar me hakmarrje, raporton agjencia gjysmë zyrtare iraniane, FARS.

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin, nga i cili u vranë së paku 30 vetë, përfshirë edhe komandantë të Gardës Revolucionare të Iranit.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Ian Kelli, nëpërmjet të një deklarate, mëtutje tha se raportet për dyshime se Shtetet e Bashkuara janë të involvuara, janë krejtësisht të pavërteta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›