Historia e vëllait tim

Vëllanë e vet e përshkruan si njëri që ka punuar si agjent sekret për KFOR-in amerikan. Dënimin me 25 vjet burg e quan hakmarrje të krerëve të lartë të Policisë së Kosovës, sepse ua ka zbuluar trafiqet ilegale. Betohet se Shpend Qerimi nuk ka të bëjë asgjë me policin e vrarë Triumf Riza, apo shpërthimin në lokalin e të shumëkërkuarit Enver Sekiraqa. Ilir Qerimi, vëllai i të dënuarit Shpend Qerimi, flet për Express.
Express: A e di vëllai juaj për këtë intervistë?
Ilir Qerimi: Po, ai më ka autorizuar për intervistë dhe më ka thënë se duhet të dalë e vërteta.
Express: Në natën kur ka ndodhur shpërthimi, a e dini ju, ku ka qenë Shpendi?
Ilir Qerimi: Po, unë e marr përgjegjësinë e plotë, si vëlla, si qytetar, si prind. Rreth mesnatës së asaj nate, unë kam shkuar në shtëpinë e Shpendit për të kërkuar një hap për dhimbje koke. Ai vetë ma ka hapur derën, ashtu i përgjumur dhe më ka thënë të shikojë nëse ka. E kam marr hapin kafetin dhe e kam pirë. Prandaj gjithçka për të është montim. Kur është arrestuar Shpendi, unë kam ardhur në Prishtinë me avokatin Avni Ibrahimi. Kur avokati ka takuar Shpendin më ka thënë se bëhet fjalë për një shpërthim. Mua më është dukur qesharake. Por pastaj kam kuptuar se për çfarë shpërthimi bëhet fjalë.
Express: A keni pritur që vëllai juaj do të dënohet me 25 vjet burg?
Ilir Qerimi: Jo, sepse ky gjykim është i padrejtë, i pabazë dhe pa prova. Shpendi nuk është i përfshirë në këtë rast. Me këtë kanë ndodhur dy krime. I pari është shpërthimi dhe i dyti është vendimi i gjykatës së EULEX-it për dënimin e tij dhe Besnik Firajës, me nga 25 vjet burg secili. Këtë gjykim të cilin unë e kam përcjellë, e që ka zgjatur rreth 17 seanca, e ka udhëhequr gjykatësi Francesko Florit, i cili pa kurrfarë baze, e ka dënuar. Kanë qenë rreth 30 dëshmitarë, në mesin e të cilëve edhe Mona Ismajli (nëna e këngëtares Adelina Ismajli). E gjykatësi në fund, vendimin e vet e ka mbështetur në mesazhin e Mona Ismajlit. Por këtu ka të bëjë politika. Ata janë dënuar politikisht.
Express: Pse politikisht?
Ilir Qerimi: Shpendi i përket gjeneratës së 19-të të Policisë së Kosovës dhe për një kohë shumë të shkurtër, ka mbërritur shumë lart. Pastaj më vonë ka dalë në Njësitin për Hetime Rajonale.
Express: Çfarë ka hetuar?
Ilir Qerimi: Fillimisht ka qenë në Njësitin Anti-Drogë. Më vonë ka ardhur Destan Thaçi, komandant për rajonin e Ferizajt. Shpendi ka bërë shumë hetime për të sepse, sipas tij, Thaçi ka qenë i përfshirë në krim...
Express: Shpendi e ka hetuar eprorin e vet?
Ilir Qerimi: Po, ai e ka hetuar atë, eprorin e vet.
Express: Kujt ia ka dhënë ato informacione?
Ilir Qerimi: Inteligjencies amerikane, përkatësisht KFOR-it amerikan. Kanë qenë katër persona, të cilët unë kam pasur rast ti takojë. Njëri është quajtur Majk, kurse tjetri Kent, si dhe dy të tjerë. Në mesin e tyre ka qenë edhe një i pestë, një polic amerikan me uniformë amerikane të Policisë së UNMIK-ut.
Express: Ku janë takuar?
Ilir Qerimi: Në shtëpinë e Shpendit. Unë e di se Shpendi iu ka dhënë shumë informacione.
Express: Sipas kësaj që thoni, a ka qenë Shpendi spiun i KFOR-it amerikan?
Ilir Qerimi: Jo nuk ka qenë spiun, por ka bashkëpunuar shumë ngushtë në luftimin e krimit, sidomos i ka hetuar nivelet e larta. Ky ka qenë bashkëpunim shumë sekret.
Express: A e ka ditur për këtë kolonel Destan Thaçi?
Ilir Qerimi: Nuk besoj se e ka ditur. Por besoj se ka mundur ti marrë ato informacione dorë pas dore. E di se kanë bërë hetime shumë rreth kufirit, kryesisht për drogë. Në Kaçanik i kanë zënë 10 kilogramë, e në fshatin Zaskok 23 kilogramë drogë. E di se Besniku i ka dhënë shumë informacione, shumë foto, shumë numra të telefonit që Destan Thaçi ka qenë i përfshirë në krim. Besniku ia ka dhënë Shpendit këto informacione, e ai ua ka dorëzuar ato ndërkombëtarëve.
Express: A është paguar Shpendi për këto informacione?
Ilir Qerimi: Nuk jam në dijeni. Nuk e di. Me sa duket jo. Unë i kam dhënë shpesh Shpendit para, sepse kishte rast që nuk kishte as për kafe. Po të ishte e kundërta, nuk besoj se ai do të kërkonte para nga unë.
Express: A e ka njohur Shpendi, policin e vrarë Triumf Riza?
Ilir Qerimi: E di që vëllai im Shpendi, pas vrasjes së atij polici, ka qenë një herë për ngushëllime. Por kurrë Triumf Rizën nuk e ka përmendur. Ai ka mundur të jetë koleg me të, por shok nuk ka qenë. Nuk e kam parë kurrë Shpendin me Triumf Rizën. Me të tjerë po. E di që me të tjerë dhe Besnikun kanë pasur raporte të mira. Shpendi nuk ka pasur lidhje me shpërthim. Më vjen shumë keq nga familjarët e viktimave, por ai nuk ka të bëjë me atë shpërthim. Ju garantoj. Ashtu si nuk besoj se as Besniku ka të bëjë diçka me këtë. Kjo është vetëm një montim i klikës së Destan Thaçit, bashkë me gjyqtarin Francesko Florit.
Express: Por policia ka kryer hetimet e brendshme ndaj kolonel Destan Thaçi dhe rezultatet tregojnë se ai nuk ka lidhje me këtë punë. Pse ju e besoni të kundërtën?
Ilir Qerimi: Nuk e di se si janë kryer hetimet apo në çfarë rrethanash janë bërë. Shpendi më ka treguar se ai (Destan Thaçi) është një kriminel shumë i fortë, i cili merr shume para nga Enver Sekiraqa, dhe e bën sigurimin e transportit nga Hani i Elezit deri në Prishtinë. Ne nuk kemi probleme personale me askënd, por kemi probleme me drejtësinë.
Express: Pse merr para nga Enver Sekiraqa, për çfarë?
Ilir Qerimi: Sekiraqa më së shumti e ka përdorur Thaçin për mbrojtje, në mënyrë që atij të mos i vendosen prangat, e të mos dalë para drejtësisë. Kam dëgjuar nga Shpendi se ai është kriminel shumë i fortë. Shpendi ka qenë agjent i mbuluar nga ana e ndërkombëtarëve. Ku kanë shkuar ato dokumente, nuk e di. Kam pasur rast ti shikoj ato dokumente që u janë dhënë ndërkombëtarëve, por se kush i ka zhdukur dhe ku kanë përfunduar, nuk e di.
Express: Nëse Shpendi ka pasur gjithë ato prova, nuk i ka ruajtur asnjë prej tyre?
Ilir Qerimi: Ai e ka përmendur edhe në gjyq se ka incizimet me zë, ka fotografi, ka treguar se ku i ka dorëzuar, por se çfarë kanë bërë ndërkombëtarët me to nuk dihet.
Express: A i ka kërkuar gjykata ato dokumente nga KFOR-i?
Ilir Qerimi: Avokati ynë ka insistuar për këtë, por gjykatësi Francesko Florit ka treguar se nuk do drejtësi, por vetëm montime. Nuk i ka pranuar ato prova, dhe prokuroria i ka fshehur apo zhdukur. Besoj se KFOR-i amerikan duhet tia japë Policisë së Kosovës dhe gjykatës ato prova, që të zbardhet kjo çështje.
Express: Mbi çfarë marrëveshje Shpendi e ka furnizuar KFOR-in me informacione apo ka qenë punëtor i dyfishtë, edhe i policisë edhe i KFOR-it?
Ilir Qerimi: Nuk kisha më thënë se ka qenë punëtor i dyfishtë, por Shpendi ka qenë agjent i mbuluar. Nuk besoj se policia e ka ditur për Shpendin se punon edhe për KFOR-in. Me sa di unë për këtë ka qenë i informuar vetëm njësiti i quajtur QSB, i themeluar nga Steineri (ish-shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner). Ai u ka dhënë informacione atyre dhe është marrë me zbulimin e krimeve nga zyrtarët e lartë të policisë. Informacionet e mbledhura ku përfshihen edhe të dhënat e Besnikut, Shpendi ia ka dorëzuar KFOR-it amerikan dhe Policisë ndërkombëtare. Nëse ka prova se vëllai im e ka bërë këtë, jo 25 por 100 vjet le ta dënojnë.