E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendosen orare për diskotekat verore

Jetë nate e kufizuar. Dy orë muzikë me zë të lartë dhe pjesa tjetër muzikë me decibel normal. Ky ka qenë vendimi më i fundit i policisë për diskotekat verore të Vlorës. Ndërsa mbrëmjet në Vlorë zhurmojnë nga ritmet e muzikës përgjatë bregut të detit, tashmë gjithçka do të vihet nën kontroll. Gjendja e kontrollit ka nisur që prej pak ditësh. Grupe të gatshme të shërbimeve policore kanë nisur "të trokasin" në çdo disko, për të kujtuar që të ulin muzikën në nivele minimale, aq sa të dëgjohet vetëm brenda ambienteve të diskotekave. Urdhri ka mbërritur nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, ndërkohë që po urdhëresa të tilla janë përpiluar në ambientet e njësive vendore. Masat kanë ardhur pas ankesave të vazhdueshme të banorëve të zonës për ndotjen akustike që shkaktonin këto diskoteka.

Vendimi për mbylljen e diskove në orën 01:30 të mëngjesit ka ngjallur reagime te frekuentuesit e diskotekave, të cilët e kanë cilësuar këtë si një penalitet, më tepër se për pronarët e diskotekave, për frekuentuesit e jetës së natës, si dhe ecurinë e turizmit në zonën e Vlorës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›