E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sahin drejt largimit nga Dortmund

Nga Express më 17 prill 2011 në ora 15:50

Borussia Dortmund kërkon mesfushorin e Nurembergut, Ilkay Gundogan si zëvendësim për Nuri Sahinin i cili pritet të largohet nga klubi gjatë verës. Sahin spekulohet se kërkohet nga klube të mëdha evropiane përfshirë Barcelonën dhe Real Madridin.

“Nëse Nuri merr ofertë nga Barcelona ose Real Madridi, atëerë ka të drejtë të bisedon me ne rreth saj”, tha drejtori i përgjithshëm i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke.

Nëse Sahin largohet, “Ne (Dortmund) do të donim të transferojmë Gundoganin”, përfundoi Watzke për Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›