E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ndalen vrasjet në Siri, 54 viktima në 24 orët e fundit

Nje proteste e banoreve te Hama-s, ne Siri

Nuk ka të ndalur dhuna e regjimit në Siri. Të paktën 54 sirianë janë vrarë në 24 orët e fundit, sipas aktivistëve të opozitës.

Mes viktimave janë 11 fëmijë dhe shtatë gra. Bilanci i detajuar i viktimave është përditësuar nga Qendra e Dokumentimit të Dhunës në Siri, e cila jep gjithashtu edhe gjeneralitetet e viktimave të dhunës së forcave besnike të presidentit Bashar al Asad.

Zona më e goditur mbetet qyteti Hama, në veçanti lagjja Mashaa Tayyar, ku janë regjistruar 22 viktima, disa prej të cilëve fëmijë në moshë të vogël. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›