E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova dhe Mali i Zi, edhe sivjet pa ambasadorë

Foto ilustruese

Republika e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi as gjatë këtij viti nuk do të vendosin marrëdhënie diplomatike, përkatësisht t’i shkëmbejnë ambasadorët. Arsye për këtë, sipas MPJ-së, është buxheti aktual i këtij dikasteri, i cili është faktor kryesor për hapjen e një përfaqësie të re diplomatike, shkruan gazeta “Zëri”.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, thotë se arsyet pse deri më tash nuk është bërë një gjë e tillë janë praktike dhe jo politike, ndërsa shton se Mali i Zi dhe Kosova tani për tani kanë marrëdhënie shumë të mira.

Por, sipas analistëve politikë, dhe njohësve të diplomacisë thuhet se arsye përse Kosova dhe Mali i Zi nuk po vendosin marrëdhënie diplomatike është kërkesa e fqinjëve që edhe malazezët të njihen si komunitet me Kushtetutën e Kosovës dhe problemet në lidhje me demarkacionin.

Mirëpo, këtë e ka mohuar Selimi. “Pakica malazeze në Kosovë është kategori e njohur ligjërisht dhe tashmë në Prishtinë ka edhe qendër kulturore. Demarkacioni nuk është çështje dhe Republika e Kosovës nuk ka asnjë problem kufi tar me asnjë fqinj, përveç Serbisë që vazhdon me provokime”. / Kosova.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›