E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Atlantis" bën fluturimin e saj të fundit drejt Tokës

Anija kozmike “Atlantis``, ka lënë për herë të fundit Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor për të nisur kthimin drejt tokës. NASA ka njoftuar se anija u nis me sukses në orët e para të ditës së sotme dhe kthimi në tokë është planifikuar për të enjten. Kthimi i “Atlantis” i jep fund epokës së anijes kozmike amerikane në hapësirë. “Atlantis”, anija e katërt e flotës së NASA-s, kishte fluturuar për herë të parë në vitin 1985. Kjo anije kozmike do t`i bashkohet anijeve Discovery dhe Endeavour, tashmë të dala në pension dhe që do të ruhen si objekte muze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›