Protestuesi tenton të sulmojë Mërdokun

Është ndërprerë për pak çaste, seanca dëgjimore ndaj Rupert Mërdokut, në parlamentin britanik, pas një tentim sulmi ndaj shefit të perandorisë mediatike.
Seanca që ka në qendër skandalin e përgjimit nga ana e “News of the World”, gazetë kjo tashmë e mbyllur, por që ishte në pronësi të Mërdokut, ka nisur pas një pushimi disa-minutësh.