E Diel, 1 Nëntor 2026

Venezuelë, Chavez përkujton 18 vjetorin grushtit të dështuar të shtetit

Presidenti i Venezuelës Hugo Chávez dhe mbështetësit e tij kanë përkujtuar 18 vjetorin grushtit të dështuar të shtetit, që lançoi edhe nisjen e karrierës së tij politike, ndërsa protestuesit marshuan nëpër qytet dhe hodhën shishe dhe gurë kundër policisë.
Chavez kishte vendosur një beretë të kuqe të ushtrisë, ndërsa ka parakaluar përpara qindra përkrahësve dhe forcave ushtarake , në një bazë ushtarake në Caracas. Ndërkaq protestat e zhvilluara ditët e fundit, kanë provokuar vdekjen e dy studentëve, ndërsa gjatë celebrimit të përvjetorit, Chavez u është adresuar edhe kundershtarëve me këtë rast.
"Vazhdoni të përpiqeni për të përmbysur qeverinë revolucionare me duar të bardha, vazhdoni të përpiqeni, ju kurrë nuk nuk do të jeni në gjendje ta bëni një gjë të tillë sepse nëse për në shihet në rrugën e armëve, ne jemi këtu me mburojën bolivar, nëse do të jetë e nevojshme për lirinë e Venezuelës", tha Chavez.
Në po të njëjtën ditë ka patur edhe protesta për energjinë, ndërsa anembanë qytetit, policia bllokoi qindra studentëve të marshonin për në Asamblesë Kombëtare, ku ata shpresonin të dorëzonin një propozim për të zgjidhur krizën energjitike në vend.
"Ne protestojmë sepse, në këtë vend, nuk ka dritë, nuk ka ujë. Ne jemi në krizë. Ka shumë probleme në vend," tha një student.
Nga ana tjetër qeveria i atribuon fajin thatësirës për mungesën e energjisë. Por opozita thotë se kjo situatë është dëshmi e paaftësisë së qeverisë së Chavezit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›