Venezuelë, sekuestrohen 7 tonë kokainë me destinacion Spanjën

Njoftimin e bëri sot policia spanjolle. Arrestimet e kryera në të dy vendet mundësuan shkatërrimin e një prej organizatave më të fuqishme të trafikantëve, që parashikonte të fuste në Spanjë 6,7 tonë kokainë të fshehur në makineri ndërtimi përmes portit të Bilbaos, në veri të vendit, sipas Gardës Civile.
Tetë persona u arrestuan në Venezuelë dhe pesë në Spanjë, ndër të cilët edhe kreu i organizatës, bëhet e ditur në deklaratën për shtyp të Gardës Civile, ndërkohë që sasia e konsiderueshme e drogës u sekuestrua në Venezuelë.
/Start/
2011-07-07 20:05