E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari, kapen mbi 50 kg heroinë në kufi me Turqinë

SOFJE- Mbi 50 kilogramë heroinë u zbulua në katër automjete me familjarë, që vinin nga Turqia gjatë natës në pikën kufitare bullgaro-turke të Kapitan Andreevos, njoftoi sot Agjencia Bullgare e Doganave.
Doganierët gjetën 51,5 kilogramë heroinë e fshehur në bidona me produkte për larje në tre automjetet që hynë nga Turqia në një hapësirë prej dy orësh, dhe dy kilogramë të tjera në panolina për foshnja në një minibus.
Vlera në treg e drogës së sekuestruar mendohet të jetë rreth 2,6 milionë euro.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›