E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schauble-Venizelos: Greqia të mbështesë rritjen ekonomike

BERLIN- Ministri gjerman dhe ai grek i Financave theksuan se Athina duhet të mbështesë më shumë rritjen saj ekonomike, nëse Greqia kërkon të gjejë ekuilibrin e saj buxhetor.  "Dy ministrat ranë dakord mbi faktin që masat (plani shtrëngues votuar nga Parlamenti grek) duhet të vihen në zbatim për të rivendosur Greqinë sa më shpejtë në rrugën e një situate ekonomike të shëndetshme'', theksoi Ministria gjermane Financave.
"Për më tepër, masa të tjera mbështetëse duhet të merren. vetëm me një ekonomi private të fortë dhe me investime private Greqia do të mund të ketë një buxhet të ekuilibruar afatmesëm dhe afatgjatë'', vijon komunikata.

Bëhet fjalë për takimin e parë mes Wolfgang Schäuble dhe homologut grek, Evangelos Venizelos, që prej marrjes së funksionit të këtij të fundit.
Ministri grek i Punëve të Jashtme, Stavros Lambrinidis u bëri thirrje investitorëve gjermanë të kontribuojnë në këtë rritje ekonomike, në një intervistë të publikuar sot nga e përditshmja ''Suddeutsche Zeitung''.

"Ekzistojnë mundësi të konsiderueshme bashkëpunimi dhe investimesh. KJo vlen për nergjitë e rinovueshme, farmacinë apo turizmin. Ne do të mbështetemi në angazhimin e ndërmarrjeve gjermane të përfshira për pjesëmarrjen në programet e mëdha të privatizimeve të ndërmarra nga Athina'', theksoi ai.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›