Venezuelë/Zjarr në anije, 9 të zhdukur
Nëntë marinarë, gjashtë filipinas dhe tre grekë, rezultojnë të zhdukur pas një zjarri që ka rënë në anijen tregtare "Aegean Wind", në brigjet e Venezuelës.
Anija, me flamur grek, ishte nisur nga Brazili për në Texas, me një ngarkesë hekuri.
Flakët kanë rënë në rrethana të paditura në kabinat e ekuipazhit.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë dy patrullues dhe dy helikopterë venezueliane për të dhënë ndihmë.