Krishtlindjet në Australi, qyetarët festojnë në plazh
Ndryshe nga shumë vende të tjera të botës që festën e Krishtlindjeve apo festat e fundvitit i kremtojnë në kushte te ftohta atmosferike, me dëborë dhe babagjyshët prej dëbore, në Australi banorët nuk kanë asgjë nga këto elementë, përveçse kapuçit të Babagjyshit. Madje ata kanë preferuar të kalojnë momente argëtimi në rërën e plazhit, të veshur me kostume banjoje. Turistë të shumtë dhe vendas janë dyndur në plazhin e famshëm të Australisë, Bondi Beach, për të kremtuar lindjen e krishtit. Vajzat të veshura me rroba banjoje në ngjyrë të kuqe dhe me kapelet simbolike në kokë kanë shijuar temperaturat e ngrohta në këtë vend ndërsa nuk ka munguar kapuçi më ngjyrë të bardhë e të kuqe edhe për sërfistët.
Georgie Knul, një turist nga britania e madhe, tregon se e ka shijuar shumë piknikun e organizuar në plazh me miqtë e tij. ai thotë se është dicka vërtete unike dhe se në vendin e tij, nuk e kishte bërë kurrë më parë një gjë të tillë. edhe policia ka qenë active me rastin e kësaj feste që ka mbushur plazhin, duke patrulluar zonën dhe duke patur tolerance zero ndaj alkoolit. por në australi nuk është festuar vetëm krishtlindja në plazhin Bondi, pasi një komunitet besimtarësh lokalë ka festuar Hare Krishnan, dhe i kanë uruar njëri tjetri një sezon festash sa më të lumtur e të begatë.