Mijëra vetë ndjekin ceremoninë e Krishtlindjes në Betlehem
Mijëra besimtarë të krishterë dhe turistë kanë marrë pjesë në ceremonitë me rastin e Krishtlindjes në Betlehem në Bregun Perëndimor palestinez. Procesioni tradicional hyri në qytetin, ku sipas historisë biblike lindi Krishti, nga Jeruzalemi nën drejtimin e patriarkut latin Fouad Twal. Twal e hapi ceremoninë me një apel paqeje për rajonin. Ai drejtoi edhe meshën e mesnatës në Kishën e Lindjes në Betlehem, ku mori pjesë edhe edhe presidenti palestinez Mahmud Abas si dhe kryeministri palestinez salam fayad. mijëra pelegrinë të krishterë kanë arritur në qytetin e vogël të Betlehemit për të festuar Krishtlindjen, në vendlindjen tradicionale të Jezu Krishtit. Izraeli gjithashtu ka lejuar rreth 300 palestinezë të krishterë, që për 24 orë mund të largoheshin nga Rripi i Gazës, që qeveriset nga Hamasi, për të festuar në Bregun Perëndimor. Festimi arrin kulmin në zhvillimin e meshes së mesnatës në Kishën e Lindjes. Ministri palestinez i turizmit, Kulud Duaibes, tha se për shkak të situatës relativisht të qetë në Bregun Perëndimor, gjatë vitit 2009, Betlehemin e kanë vizituar më shumë se 1.6 milionë turistë. Patriarku latin i jeruzalemit, Fuad Twal, udhëhoqi meshën e krishtlindjes në kishën e lindjes, ku janë lokalizuar miliona të krishterë. Gjatë meshës, Twal ka uruar të gjithë besimtarët në mbarë botën, në disa gjuhë të ndryshme.